E premte, 20 Shtator, 2024

Jasharaj: 400 mësimdhënës janë të sëmurë rëndë

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka thënë se janë 400 mësimdhënës që vuajnë nga sëmundje kronike, në krejt komunat e Kosovës.

Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, e drejton gishtin kah Ministria e Arsimit dhe drejtoritë komunale, të cilat, sipas tij, nuk po interesohen për këta mësimdhënës, raporton Kiks Kosova.

- Advertisement -

Ai thotë se ata kanë mbetur në mëshirën e kohës.

Kreu i SBAShK-ut, për këtë problem, zgjidhje e sheh pensionimin e parakohshëm.
Mirëpo, siç thotë ai, pensioni i tyre të mos jetë vetëm 100 euro, siç është ai i pleqërisë.

Në prill të vitit 2022, MAShTI pati ndarë 1 milion e 700 mijë euro, për zëvendësimin dhe pagesën e mësimdhënësve me gjendje të rëndë shëndetësore.

Në një përgjigje për Kiks Kosovën, nga ky dikaster kanë bërë të ditur se komunat po vazhdojnë ta shfrytëzojnë këtë fond edhe sivjet.

Po ashtu, Kiksi ka kërkuar të dijë nga divizioni i Arsimit të Përgjithshëm në kuadër të MAShTI-t se pse në disa komuna mësimdhënësit e sëmurë kanë shkuar në pushim mjekësor me pagesë dhe në disa të tjera jo.

Nga ky i fundit shkurtimisht janë përgjigjur se të gjitha komunat duhet të funksionojnë në bazë të legjislacionit në fuqi, pa dallime.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...