E premte, 22 Nëntor, 2024

Jam Elisa Jakimi, një maturante e dashuruar pas studimeve, por tashmë e përjashtuar!

- Advertisement1-

Ndër rrëfimet nga bota e shkollës, kurrsesi nuk mund të mos publikonim historinë e Elisës, që këtë vit priste të përfundonte gjimnazin si maturante.

Ajo është përjashtuar nga shkolla vetëm dy muajt e fundit. Arsyet na i shkruan vet Elisa në këtë letër…

- Advertisement -

Vjen një moment kur ti mbledh të gjithë energjitë e dy viteve si gjimnaziste për të shkëlqyer si maturante. Aq sa entuziaste, aq dhe e frikësuar për provimet e maturës duke mbajtur shënime, lexuar në orët e vona të natës, vrapuar në mëngjes për të kapur në kohë dhe konsultimet. E ndjeja ankthin e një maturanti, por nuk e imagjinoja që do përjetoja dhe përjashtimin nga shkolla kur kanë mbetur më pak se dy muaj nga mbarimi i saj.

Ndonjëherë gjërat që duam “shkojnë për dreq”, jo nga paaftësia për të ngritur zërin dhe kërkuar të drejtën për t’u shkolluar, por humbet vitin për interesat dhe inatet personale që ka një mësues, kundrejt kolegëve të tij. Kështu më ndodhi mua.

Në rregull, e pranoj, u detyrova të largohesha larg Shqipërisë për dy muaj kur nisi shkolla për arsye shëndetësore, si dhe mbase për një të ardhme më të mire. Por pasi u ktheva në Shqipëri arrita të realizoja të gjitha projektet, detyrat dhe të kryeja të gjitha testimet e semestrit të parë. Madje edhe vetë mësuesi i anglishtes (mësuesi për shkak të cilit unë sot jam një jashtëshkollore) pranoi të më bënte testin dhe me pyeste vazhdimisht në mësim, ndonëse e kishte vendosur që do ndikonte që unë të mos dilja si maturante nga gjimnazi këtë vit. Unë nuk kisha një raport shëndetësor nga mjeku që të justifikoja mungesat (ngaqë nuk mu kërkua), kisha vetëm një deklaratë të mamasë sime që dëshmonte arsyet se përse isha larguar për dy muaj nga Shqipëria.

Të gjithë mësuesit e tjerë dhe vetë drejtorin i kisha pro dhe mbështetës që ditën kur më përcollën nga dyert e asaj shkolle, si dhe kur u ktheva…veç njërit. I gjithë stresi më kishte rrëzuar përtokë, por asnjëherë nuk e kam dhënë veten para shoqërisë, familjes dhe mësuesve. Qeshja nga jashtë dhe qaja nga brenda. Ndonjëherë mendoja me vete që streset e një maturanti nuk janë asgjë përkundrejt një vajze që ka ambicie për t’u diplomuar, por që i vendosën një “kryq të madh” pa përjetuar akoma ethet dhe emocionet e një maturanti.

Gjithsesi kur mbyllet një derë hapet një tjetër, gjëra të bukura me presin, madje pas çdo dështimi ka dhe ringritje që të bëjnë të ecësh përpara. Jam 18 vjeç dhe besoj se di ca gjëra me shumë sesa moshatarët e mi sepse ndjesitë që kam përjetuar unë, ato thjeshtë kanë qenë spektatorë të situatës sime.

Mësova se jeta të përball me shumë sfida, arrita të dal nga guacka e një adoleshenti dhe të mendoj dhe të punoj fortë për nesër. Unë e di që do bëhem dikushi, pavarësisht që në këto momente në sytë e të tjerëve jam jashtëshkollore.

- Advertisement -rrrrrrr

“A jeni gati për provimet e maturës?”, – iu thonë maturantëve. Ndërsa unë i them vetes , “je gati ta nisesh vitin nga e para ?” Patjetër që po! Sepse kam ëndrra që vlejnë më shumë se gjumi!

Nga Elisa Jakimi

/portalishkollor/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost? S’do marr gjëra të shtrenjta”, babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit...

"Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej...

Pensionohet edukatorja Valdete Dobroshi – Vllaqo nga Prizreni 

Valdete Dobroshi - Vllaqo, e lindur më 30 tetor 1959 në Prizren, është një...

Universiteti i Gjilanit e konfirmon se e angazhoi Sadri Ramabajën pa konkurs

Të enjten, Universiteti i Gjilanit ka sqaruar mënyrën e angazhimit të analistit politik, si...

SBASHK me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit

SBASHK ka publikuar emrat e pjesëmarrësve nga Komuna e Mitrovicë për trajnimin "Aplikimi i...