E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Jam bërë mësues sepse më ke frymëzuar ti, të jem si ju”

- Advertisement1-

Nje i moshuar, takon nje djale te ri qe e pyet:

– Te kujtohem une?

- Advertisement -

Jo, i pergjigjet i moshuari.

Atehere i riu i thote se ka qene nje student i tij dhe profesori e pyet :- Ashtu? E cfare pune ben tani?

I riu i pergjigjet : Eh, bej mesuesin.

– Oh, sa bukur, si une? I tha i moshuari.

– Po, ne realitet jam bere mesues sepse me ke frymezuar ti, te jem si ju.

I moshuari, kurioz, e pyet te riun t’i tregoje arsyen.

- Advertisement -rrrrrrr

Dhe i riu i tregoi kete histori:

Nje dite, nje mik i imi edhe ai student, erdhi ne shkolle me nje ore te bukur, te re dhe une ja vodha. Pak me vone shoku im e kuptoi qe i kishin vjedhur oren, dhe shkoi te ankohej tek profesori qe ishit ju.

Atehere ju, ju drejtuat klases:

– Ora e shokut tuaj eshte vjedhur sot ne klase gjate ores se mesimit. Kush e ka vjedhe, ju lutem ta ktheje.

Por une nuk e ktheva sepse nuk doja qe ta ktheja.

Pastaj ju mbyllet deren e klases dhe na thate qe te coheshim ne kembe sepse do te na kontrollonit te gjitheve nje nga nje. Por me pare na the te mbyllnim syte. Keshtu beme dhe ju kerkuat nje per nje dhe kur arritet tek une, gjetet oren dhe e moret.

Filluat te kerkonit ne xhepat e te gjitheve dhe kur mbaruat thate :

– Hapini syte, e gjeta oren.

Nuk me thate kurre asgje dhe nuk e permendet kurre ngjarjen. Nuk e thate kurre emrin e atij qe e kishte vjedhur. Ate dite, ju shpetuat dinjitetin tim pergjithmone.

Ishte dita me e turpshme e jetes time. Nuk me thate kurre asgje, por edhe pse nuk me bertitet kurre apo nuk me thirret kurre per te me bere moral, une e kuptova qarte mesazhin.

Dhe fale jush kam kuptuar se kjo eshte ajo qe duhet te beje nje edukator i vertete.

Ju kujtohet kjo ngjarje profesor?

Dhe profesori i pergjigjet:

– Une kujtoj situaten, oren e vjedhur, qe kam kerkuar neper xhepat e te gjitheve por nuk me kujtohesh sepse edhe une i kisha syte te mbyllur nderkohe qe kerkoja.

Ky eshte gjithe thelbi i kesaj ngjarje.

Nese per te korrigjuar, ke nevoje te poshterosh, atehere nuk je nje mesues!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri nga Prizreni

Ka vdekur mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri, nga Prizreni. Ajo edukoi breza të tërë,...

Nga Prishtina në Obiliq për të mësuar

Në Gjimnazin ‘’17 SHKURTI’’ në Obiliq po vijojnë mësimin nxënës edhe të kryeqytetit. Kjo...

“1.70 me 2.40 cm” – Nxënësi nga Skenderaj punon flamurin me 4000 mijë copëza letre

I riu nga Skenderaj, Fatjon Gashi, e ka punuar flamurin e Shqipërisë me 4000...

Sot ora e parë e mësimit në Prishtinë i dedikohet “Dhunës me bazë gjinore”

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se në të...