Gratë shtatzëna po përballen me shqetësimin e pandemisë, e cila është përhapur tash e një vit në mbarë botën.
Ashtu sikurse llojet e mëparshme të virusit, varianti Delta mund të jetë i rrezikshëm për gratë shtatzëna dhe foshnjet e tyre shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët shëndetësore u janë përgjigjur pytjeve shqetësuese të grave shtatzëna në lidhje me shtatzëninë, lindjen dhe shëndetin e foshnjes së tyre.
A është varianti Delta më i rrezikshëm?
Në rast të infektimit me variantin Delta, gratë shtatzëna mund të kenë komplikime shëndetësore, tha Sherry Ross, gjinekologe.
Dr. Ross theksoi se varianti Delta është më ngjitës sesa vet Covid, dhe kjo e bën më të rrezikshme përhapja e shpejtë e tij.
“Është dy herë më ngjitës sesa lloji original i Covid dhe 60 për qind më ngjitës sesa lloji Alpha”, tha Dr. Ronald Dixon.
Cilat janë rreziqet për gratë shtatzëna?
Në përgjithësi, ashtu si lloji i parë i Covid dhe varianti Delta, mund të dërgojnë në një lindje të parakohshme.
Për më tepër, gratë shtatzëna të infektuara me Covid mund të përjetojnë lindje cezariane sesa natyrale, tha Dr.Ross.
A janë simptomat e ndryshme te gratë shtatzëna?
Varianti Delta mund të ketë simptomat e ngjashme sikurse lloji original i Covid. Këtu përfshihen: ethe, kollë i thatë, gulçim, dhimbje të muskujve, dhimbje koke, dhimbje të fytit, diarre, lodhje, nauze dhe humbje të shijes dhe erës.
Një nga ndryshimet me të cilat mund të përballen gratë shtatzëna është problem me traktin respirator.
“Gratë shtatzëna mund të sëmuren më shpejt, veçanërisht në traktin respirator”, tha Dr. Ross.
Si mund të shmangni variantin Delta gjatë shtatzënisë?
Ndërkohë që, ekspertët rekomandojnë vaksinimin kundër Covid, mes tjerash ata kanë sjellur rekomandime për gratë shtatzëna në mënyrë që të kujdesen për shëndetin e tyre, si:
-Mbani distancen fizike;
-Pastroni duart me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda;
-Përdorni dezinfektues të duarve që përmban 60% alkool;
-Mos prekni fytyrën;
-Mbani maskë;
-Shmangni zonat e mbushura me njerëz;
-Shmangni udhëtimet;
-Qëndroni në kontakt me mjekun tuaj.