E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ja pse nuk duhet ta quani kurrë fëmijën tuaj ‘inteligjent’!

- Advertisement1-

Nuk ka asgjë më të mirë sesa të kesh sukses, dhe çdo prind do dëshironte të shihte fëmijën e tij si nxënësin më të mirë në shkollë.

Edhe nëse është më i miri, ju kurrë nuk duhet asnjëherë t’i thoni fëmijës tuaj ‘je inteligjent’, sepse mund të sjellë kundër produktivitet.
Ja pse!

- Advertisement -

Sipas një studimi të fundit, kur i thoni fëmijës je i zgjuar, inteligjent, i mençur apo fjalë të tilla të ngjashme, sepse do i bëjë ata të mendojnë se janë vërtet aq sa ju u thoni atyre. Kjo do t’i bëjë ata më pak të vëmendshëm dhe nuk do arrijë të dallojnë gabimet që bëjnë.

Ndërsa fëmijët e tjerë, që prindërit nuk i “lëvdojnë”, janë të prirur të shikojnë ku kanë gabuar dhe besojnë se inteligjenca e njeriut rritet duke punuar.

Ne nuk po themi të mos uroni fëmijët për sukseset e arritura në shkollë, por duhet të gjeni mënyra të tjera për t’i uruar.

Për shembull, nëse fëmija juaj ka marrë 10 në shkollë, ju në vend që t’i thoni “Bravo, je më i miri”, thojini “Bravo, studimi yt u shpërblye”.

Ose në rastet kur fëmija ngel në një lëndë, mos i thoni “S’ka gjë, do e marrësh herë tjetër”.

Ajo që ju duhet të bëni është të shikoni çfarë nuk shkoi mirë, ku fëmija juaj çalon në mësime, pra të gjeni arsyen pse ngeli në provim.

- Advertisement -rrrrrrr

Vetëm kështu do mund të rrisni fëmijë produktivë, të edukuar dhe të përgjegjshëm.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...