E diel, 19 Janar, 2025

Ja pse duhet të flini në dhomë të ftohtë, në dimër

- Advertisement1-

Besojeni apo jo, por ndërsa ju flini, temperatura e dhomës ndikon në metabolizmin dhe aftësinë për të fjetur më lehtë.


Në muajt e dimrit, mezi presim të shkojmë në shtrat, në një dhomë komode dhe të ngrohtë.

- Advertisement -

Por, ju duhet të dini që shkenca rekomandon që dhomën tuaj të gjumit ta mbani gjithmonë ftohtë, pasi kjo do të ndikojë në përmirësimin e shëndetit tuaj, nga djegia e më shumë kalorive deri tek një natë më e mirë gjumi.

Studiuesit kanë zbuluar se në një hapësirë të ftohtë, trupi juaj punon më shumë për të rritur temperaturën. Pra më shumë punë, më shumë kalori të djegura.

Një natë me gjumë të plotë dhe cilësor, çon në një mori përfitimesh, si mbrojtja e trurit nga sëmundja e Alzheimerit, përmirësimi i funksionit të sistemit imunitar, rritja e produktivitetit tuaj dhe luftimi i plakjes.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vërejnë se gjumi gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin ose kontrollin e disa sëmundjeve kronike, përfshirë diabetin e tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare, mbipeshën dhe depresionin.

Dhe natyrisht, përmirëson gjendjen shpirtërore duke ju bërë të ndiheni më mirë.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...