E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Ja përse duhet të gatuash së bashku me fëmijët

- Advertisement1-

A e dinit se, fëmijët janë shoqëruesit më të mirë, që mund të keni në kuzhinë? Përveç se kthimit të kuzhinës përmbys dhe zhurmës, arti i të gatuarit duket t’u vlejë fëmijëve shumë më tepër nga sa mendoni.


Lërini mënjanë telefonët inteligjentë, lojërat elektronike apo kurset e shtrenjta private, dhe merrini fëmijët në kuzhinë, sepse, mesa duket, të gatuash është padyshim një nga gjërat më të vlefshme, që mund të bëni bashkë me fëmijën tuaj.

- Advertisement -

Ja arsyet përse:

-Kur ju gatuani së bashku, fëmijët ndihen të rëndësishëm, sepse ju u keni besuar atyre një detyrë të familjes. Gatimi i lejon fëmijët të çlodhen dhe, mbi të gjitha, ju keni më shumë mundësi të mësoni më shpejt mbi problemet e fëmijës suaj 13-vjeçar duke e përfshirë në gatim, se sa ta merrni atë drejtpërdrejt në pyetje.

-Kur fëmijët gatuajnë një ushqim të ri vetë, ka më shumë gjasa për ta konsumuar atë. Ata janë më të gatshëm për të provuar ushqime të reja, kur kanë marrë pjesë në procesin e gatimit.

-Të gatuarit i aftëson fëmijët me leximin. Fëmijët përdorin aftësinë e tyre për të lexuar, duke ndjekur hap pas hapi instruksionet e recetave. Këtë nuk do e arrini kurrë me një përrallë para gjumit.

-Gatimi i aftëson fëmijët në kimi. Eksperimentet e vogla me ushqimin dhe lojërat me sasitë e përbërësve i bëjnë fëmijët ta ndjejnë veten si kimistë të vegjël në kuzhinë, e kjo u jep mjaft kënaqësi.

-Gatimi i njeh fëmijët me origjinën e ushqimit. Kur ju gatuani së bashku, fëmijët mësojnë se pica nuk duhet të vijë nga një restorant dhe salca për makaronat nuk duhet të vijë nga një kavanoz. Padyshim, një nga gjërat më të këndshme për të gatuar me fëmijët është buka, sepse ata as që e kanë idenë, që ajo mund të bëhet edhe në shtëpi.

- Advertisement -rrrrrrr

-Fëmijët që gatuajnë priren të konsumojnë më shumë fruta dhe perime. Ata, jo domosdoshmërisht do të luten për lakër apo spinaq, por herën e parë, pasi ju të gatuani së bashku, ata mund të zbulojnë se i pëlqejnë shumë frutat dhe perimet, që zakonisht nuk do i konsumonin kurrë.

-Gatimi u mëson fëmijëve për kultura të ndryshme. Është shumë herë më e lehtë t’u tregosh fëmijëve për Vitin e Ri kinez, duke u bërë atyre pulë “kung pao”, apo t’u japësh atyre një mësim historie mbi Meksikën, duke u gatuar “quesadillas” meksikane.

-Gatimi u jep fëmijëve aftësi të rëndësishme për gjatë gjithë jetës. Pjesa më e madhe e fëmijëve të kolegjeve nuk janë të aftë për të gatuar një vakt. Çfarë do të bëjnë ata, kur janë jashtë tyre? Si do të jetë kultura e tyre e të ushqyerit? Do të konsumojnë ushqime të gatshme, sigurisht.

Prandaj, gatimi u jep fëmijëve një aftësi themelore dhe të rëndësishme të jetës: atë të të përgatiturit vetë të gjërave të tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...