Ja përse disa bebe qeshin që 6-javëshe

- Advertisement -

Ndonëse disa foshnje mund të vënë buzën në gaz që kur janë tek barku i mamit dhe kjo buzëqeshje ruhet përgjithmonë në eko, pediatrit shprehen se të porsalindurit mund të nxiten emocionalisht (e quajtur “një buzëqeshje sociale”) rreth moshës dy muajsh.

- paragrafi 1 -

Megjithatë, sipas Dr. Dyan Hes, drejtor i Gramercy Pediatrics in Neë York City mund të ndodhë që bebet të qeshin edhe që në javën e gjashtë.

- Advertisement -

Me fjalë të tjera, nëse vogëlushi juaj nuk ju buzëqesh edhe pas dy muajsh, mos u shqetësoni. Gjithçka ndryshon, në varësi të foshnjës e duket se ju keni të bëni me një bebe me personalitet të fortë, që nuk impresionohet lehtë.

Nga ana tjetër, nëse një buzëqeshje është e shkurtër dhe e rastësishme , që nuk nxitet nga asgjë përreth ka më shumë të ngjarë të jetë thjesht një refleks. Zakonisht këtu flasim për buzëqeshjet e bebeve në gjumë.

Ja çfarë ndodh me zhvillimin e foshnjës suaj herën e parë që buzëqesh

- Advertisement -

Sipas Dr. Hes, kjo arritje e veçantë është në të vërtetë një zhvillim i një mënyre të re të komunikuarit. “Foshnjat gëzojnë të shikojnë nga afër fytyrën tuaj dhe ata po përpiqen të interpretojnë shprehjet tuaja,” thonë ekspertët. “Kur një fëmijë buzëqesh, ai po i përgjigjet stimulit që merr nga personi përballë, e kur ky i fundit është negativ, foshnja qan”

Foshnja juaj e kupton që një buzëqeshje është një mënyrë për të bashkëvepruar me të tjerët. Dr Hes shton: “të qeshurit për foshnjet është mënyra e tyre e komunikimit pa qenë nevojë të qajnë”. (sepse të qarët gjithashtu komunikon diçka sipas foshnjes)

Gjëja më e mirë që mund të bëni për të inkurajuar fëmijët të buzëqeshin është biseda me ta. Një kujtesë nga Dr. Hes: Foshnjat mund të shohin më së miri 25 cm larg nga fytyra e tyre gjatë kësaj kohe, kështu që është ideale që çfarë do që t’i bëni është të ndodhë relativisht afër.

Kur duhet të shqetësoheni se fëmija juaj nuk po buzëqesh

Nëse e kalon tremujorin dhe foshnja juaj ende nuk ka buzëqeshur, ia vlen të kontaktoni me pediatrin tuaj për t’ia komunikuar këtë gjë.