Ismihane Obërtinca është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën fillore “Lismiri”, në fshatin Lismir të Fushë Kosovës, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Mësimdhënëse e dalluar për vitin shkollor 2024/25
Shkolla fillore “Lismiri” ka nderin të shpallë znj. Ismihane Obërtinca si Mësimdhënësen e dalluar për vitin shkollor 2024/25.
Si mësimdhënëse klasore, ajo ka treguar gjithnjë përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm dhe ka sjellur nga duart e saj gjenerata të arta. Me profesionalizëm dhe pasion për edukimin e brezave duke ndikuar pozitivisht në arritjet e nxënësve dhe cilësinë e mësimdhënies. Ne si shkollë mburremi që kemi një mësimdhënëse të tillë me dekada të tëra në stafin tonë.