Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, me shumë krenari dhe respekt ndaj profesionit fisnik të mësimdhënies, shpallet Ismete Aliu si Mësuesja më e mirë në Komunën e Shtimes.
Ky vlerësim është një mirënjohje e merituar për përkushtimin, punën e palodhur dhe dashurinë e saj ndaj arsimit dhe nxënësve.
Aktualisht, Ismete Aliu ushtron profesionin e saj në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Shtime, ku prej vitesh është shembull i një mësueseje të përkushtuar, që me durim, profesionalizëm dhe pasion kontribuon në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.
Përmes metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe kujdesit të veçantë për çdo nxënës, ajo ka arritur të krijojë një ambient të ngrohtë dhe motivues në klasë.
Ky vlerësim nuk është vetëm një çmim personal për të, por edhe një vlerësim për punën e palodhshme të të gjithë mësimdhënësve që çdo ditë kontribuojnë në edukimin dhe zhvillimin e shoqërisë sonë.
Mësuesit janë shtylla e dijes dhe frymëzimi i gjeneratave të ardhshme, dhe puna e tyre meriton gjithmonë respekt dhe mirënjohje.
Urime Ismete Aliut për këtë arritje të rëndësishme! I urojmë edhe shumë suksese në rrugëtimin e saj profesional dhe vazhdim të punës së palodhur në shërbim të arsimit dhe nxënësve.
