E martë, 25 Shkurt, 2025

Ismet Kryeziu: Nagavci duhet të japë dorëheqje pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

- Advertisement1-

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, pas skandalit të shpërndarjes së doracakëve për edukimin seksual.

Kryeziu tha se sjellja e papërgjegjshme e Qeverisë po rrezikon të nxisë reagime negative nga qytetarët ndaj edukatës seksuale dhe shëndetit riprodhues.

- Advertisement -

Ai përmes një postimit në Facebook, ka theksuar se në një qeverisje të etike dhe me integritet, ministrja Nagavci do të duhej të jepte dorëheqje për gabimet dhe skandalin që ka shkaktuar hartimi i doracakëve.

Postimi i tij:

Ne një qeverisje etike dhe me integritet, ministrja Nagavci do të duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit dhe gabimeve në doracakët e hartuar.

Sjellja e papërgjegjshme e Qeverisë dhe ministres së Arsimit jo vetëm që shkel standardet e qeverisjes etike dhe përgjegjësisë publike, por gjithashtu rrezikon të nxisë reagime negative nga qytetarët ndaj edukimit seksual dhe shëndetit riprodhues.

Doracakët mund të rishkruhen e të përmirësohen, por një ministre që nuk mban përgjegjësi për atë që ndodh në dikasterin e saj rrezikon gjithë idenë e edukimit seksual — një lëndë edukative, që sipas të gjitha studimeve në vendet ku praktikohet si lëndë mësimore, ka treguar se të rinjtë bëhen më të informuar dhe më të përgjegjshëm, duke ulur kështu rreziqet që prekin fëmijët nga mungesa e informacionit.

Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues nuk është lëndë mësimore për të nxitur e promovuar sjellje të papërshtatshme tek fëmijët, përkundrazi, është për t’u dhënë atyre njohuri dhe informacion që i mbrojnë nga rreziqet dhe keqkuptimet.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...