Ekspertja e ekonomisë Burbuqe Islami ngriti një shqetësim të fortë për cilësinë e arsimit në Shqipëri dhe mungesën e mësuesve të përgatitur profesionalisht.
Islami tha se Shqipëria po përballet me mungesë të theksuar të mësuesve të kualifikuar, sidomos në fushat e shkencave ekzakte, si fizika dhe matematika, dhe kjo sipas saj është një pasojë direkte e sistemit arsimor që nuk po motivon nxënësit e mirë të ndjekin këto drejtime.
Sot Shqipëria vuan vërtet për mësues shumë të mirë.
Mësuesit e fizikës që kemi janë kryesisht studentë që mezi kanë kaluar provimet.
Asnjë nga ata që mbaron me rezultate të larta nuk shkon për fizike apo matematikë, dhe si mund të presim të edukojmë fëmijët kur ai që i mëson mezi ka marrë pesë?” – u shpreh Islami./Oranews
