E premte, 26 Korrik, 2024

Ishte vetëm 13 vjeç kur e krijoi, del në shitje albumi i parë i Ed Sheeran

- Advertisement1-

Një demo e rrallë e regjistruar nga Ed Sheeran kur ishte vetëm 13 vjeç është nxjerrë në ankand në Britaninë e Madhe.

Albumi quhet “Spinning Man” dhe ka gjithsej vetëm 20 kopje, 19 prej të cilave Sheeran ja ka dhuruar miqve dhe familjarëve. Shitësja, që dëshiron të mbetet anonime, e bleu demon nga nëna e këngëtarit në qytetin e tyre në Framlingham, Suffolk, në 2005. Ajo tha se i kishte blerë regjistrimet pasi dëshironte të mbështeste muzikantët vendas.

- Advertisement -

Demo shitet bashkë me një kopje të“The Orange Room” të vitit 2005, CD-ja e dytë të Sheeran, dhe së bashku mund të kapin vlerën e 20,000 paundëve.

Drejtuesi i Ankandit, Paul Fair Weather tha ajo që bie në sy është “përkushtimi” i prindërve të Sheeran.

Prindërit e Edit luajtën një rol të madh në karrierën e tij dhe është mbresëlënëse të shohësh përkushtimin e tyre në shitjen e kopjeve individuale të CD-së së djali tadoleshent.”

Në fillim të këtij muaji, një ankand i relike vetë Ed Sheeran mblodhi më shumë se 400,000 £, dhe paratë shkuan për të mbështetur fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara.Më shumë se 220 artikuj u shitën si pjesë e Ed Sheeran: Made in Suffolk Legacy Ankand.

Ed Sheeran është një ndër artistët më të suksesshëm që shet miliona kopje të albumeve të tij në të gjithë botën dhe kjo sigurisht e ka bërë edhe një ndër personazhet me të pasur të industrisë së muzikës.Tani fansi më me fat i tij do të mund të ketë vetëm për vete albumin e parë të këngëtarit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Detyra e matematikës që duket aq e thjeshtë, mirëpo askush nuk ka arritur deri te zgjidhja

Detyra duket më e thjeshtë dhe më e qartë: 8 ÷ 2 (2 +...

Me këto truqe mund ta zgjidhni çdo detyrë matematikore pa ndihmën e askujt

Për shumicën nga ne matematika është subjekt i “panjohur” dhe shpeshherë mendojmë se çfarë...

Detyra matematikore e shkollës fillore, por që njerëzit nuk po mund assesi ta zgjidhin

Ndonjëherë ajo që duket si një detyrë shumë e thjeshtë mund të jetë më...

Kjo detyrë matematikore i ka dy zgjidhje – cila është e sakta? (Foto)

Një detyrë matematikore ka bërë që shumë njerëz të kalojnë goxha kohë duke u...