“Ishte nxënës shembullor”, 17 vjeçari i vrarë në Deçan po kthehej nga shkolla kur u qëllua në autobus

- Advertisement -

Tre persona kanë vdekur pas një sulmi mbi një autobus me nxënës në fshatin Gllogjan të Deçanit.

- paragrafi 1 -

Shoferi i autobusit dhe dy nxënës kanë mbetur të vdekur nga ky sulm.

- Advertisement -

Koordinatori i shkollës “Kadri Kusari” në Gjakovë, Arben Sufaj ku vijonte mësimet nxënësi i vrarë i moshës 17 vjeçare ka thënë se ai ka qenë nxënës shembullor.

“Përshëndetje nxënësi L.H ishte nxënës shembullor i shkollës së mesme “Kadri Kusari” në Gjakovë. Po ju shkruan koordinatori i Shkollës Arben Sufaj. Na ka prek ky lajm pa masë neve si staf i shkollës pasi ka qenë nxënës i urtë e shembull për neve si staf.”, ka shkruar ai raporton Gazeta Online Reporteri.net.