E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ishte hapur në vitin 1948, në mungesë të nxënësve mbyllet shkolla fillore në Kotlinë të Kaçanikut

- Advertisement1-

Në Kaçanik, një shkolle i është vënë dryni. Mbyllja e saj nuk ka të bëjë me mungesë kushtesh, por me mungesë nxënësish.

Mësuesi Besim Kuqi, në RTK, shpjegoi ndjenjën e rëndë që pati sot nga heshtja përgjithmonë e ziles në shkollën fillore në fshatin Kotlinë.

- Advertisement -

“Shkolla ka qenë e hapur në vitin 1948, por për shkak të emigrimit të popullatës shkolla është mbyllur. Në fshat kanë mbetur shumë pak familje dhe ato që kanë mbetur nuk kanë fëmijë për shkollë. Momentalisht janë vetëm tre nxënës, derisa pjesa tjetër janë shpërngulur”, ka deklaruar mësuesi Besim Kuqi.

Familjet e këtij fshati janë shpërngulur në Kaçanik, Ferizaj, por edhe jashtë vendit, duke bërë që shkolla të mbetet vetëm me tre nxënës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...