“Ishin nxënës të hareshëm”, shkolla mesazh prekës për tre nxënësit që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë

- Advertisement -

Shkolla Fillore “Dëshmorët e Kombit” në Jabllanicë ka emocionuar me fjalët për tre nxënësit të cilët humbën jetën tragjikisht pas shembjes së një objekti të pabanuar.

Në postimin e kësaj shkolle thuhet se Ideali, Rama dhe Vetoni do të mbahen mend si nxënës të hareshëm, të dashur me shokët e shoqet si dhe të përkushtuar në mësime

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer njoftojmë për daten dhe kohën e varrimit të nxënësve tanë të dashur, Idealit, Ramës dhe Vetonit.

Ideali, Rama dhe Vetoni do të mbahen mend përher si nxënës të hareshëm të dashur me shokët dhe shoqet e tyre të klases, si dhe të përkushtuar në mësime!

- Advertisement -

Në këto momente të rënda, mendimet dhe lutjet tona qëndrojnë me familjet, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ti njihnin.

Me respekt dhe ngushëllime të sinqerta,
Shkolla “Dëshmorët e Kombit” Shqiponjë.