E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ish-zv.ministri Azem Guri: Viti i ri shkollorë do t’i zë nxënësit pa libra – Nagavci nuk është e denjë për ta drejtuar Ministrinë e Arsimit

- Advertisement1-

Nga hapja e platformës E-Kosova për të aplikuar prindërit për subvencionim të mjeteve për librat, shumë prej tyre janë duke u ankuar për telashe.

Ka prej tyre që thonë se edhe pas tre ditësh përpjekje për aplikim nuk po ia arrijnë qëllimit, pasi platforma po ka probleme.

- Advertisement -

Lidhur me këtë çështje AlbanianEducation.net ka kontaktuar me ish-zv.ministrin e Arsimit, Azem Guri, i cili vendimin e Ministrisë së Arsimit e quan joligjor, e siç thotë po shkakton vështirësi edhe tek prindërit.

Ai thotë se numri i vogël i prindërve që po aplikon nuk nënkupton se të gjithë do t’i marrin paratë, pasi jo pak prindër mund të kenë probleme me kontot e tyre bankare.

“Vendimi jo ligjor i Ministrisë së Arsimit, për blerjen e tekseteve shkollore nga prindërit po shkakton shumë vështërsi.
Numri shumë i vogël i prindërve që kanë aplikuar në platëformën elektronike nuk do të thotë se të gjithë do t’i marrin mjetet, duke pas parasyesh se mund të kenë telashe me kontot e tyre. Ministria e Drejtësisë, nxori një Udhëzim Administrativ për zhbllokimin e gjirollogarive të prindërve që kanë telashe me kontot e tyre, por kjo rezultoi se është e kundërligjshme. Gjatë këtij rrugëtimi do të paraqiten edhe disa vështirësi të tjera”, ka thënë Guri për AlbanianEducation.net.

Ai thotë se fillimi i vitit të ri shkollor do t’i zë nxënësit pa libra.

“Kanë mbetur edhe tri ditë për fillimin e vitit të ri shkollor dhe ky fillim do t’i gjejë nxënësit në shkolla pa tekste dhe mjete mësimore, pra Ministria e Arsimit është në rrugë të gabuar. Zgjidhja nga kjo situatë është ofrimi i teksteve shkollore falas nga Ministria e Arsimit ashtu siç i obligon ligji”, thotë ai.

Guri kritikon tutje ministren Nagavci, ku thotë se nuk është e denjë për pozitën që ka.

- Advertisement -rrrrrrr

“Ky është viti i dytë shkollor që ministrja Arbërie Nagavci, e fillon me telashe në arsim, duke mos respektuar ligjet e Kushtetutën, nga kjo mund të konkludojmë se nuk është e denjë të drejtojë Ministrinë e Arsimit”, ka thënë Guri. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Nga Rrezarta Ibrahimaga Dushi: Dhuna në shkolla nga mësimdhënësit

Dhuna në shkollë nga mësimdhënësit është një temë shumë e rëndësishme dhe delikate, e...