Dukagjin Pupovci: Kam pritur që koeficienti të jetë më i lartë se 105 euro

- Advertisement -

Dukagjin Pupovci, ekspert i arsimit, dhe ish zëvendësministër i Arsimit ka folur për Ligjin e ri të Pagave.

- paragrafi 1 -

Ai ka thënë se vlera e koeficientit 105 euro nuk është ajo që e ka pritur.

- Advertisement -

“Unë kam menduar që do të jetë një koeficient më i lartë në kohën që kemi punuar në Ligjin e Pagave”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar tutuje se rritja e pagave të mësimdhënësve do të duhej kjo të ndikonte në motivim për rezultate më të mira në arsim.

Ai thotë se rritja e pagave do të duhej të ndikonte në motivim, por sipas tij kjo nuk ndikon.

- Advertisement -

“Rritja e pagave do të duhej të ndikonte në motivimin e njerëzve (mësimdhënësve), do të duhej të ndikonte, por automatikisht nuk ndikon”, ka thënë ai në emisionin Konfront të KTV-së, shkruan Albanian Education.

Ai ka thënë se duhet të vendoset edhe sistemi i përgjegjësisë dhe llogaridhënies në shkolla.

“Duhet me u shoqëru edhe me një sistem të vendosjes së përgjegjësisë dhe llogaridhënies në shkolla, edhe sisteme të sanksionimit aty ku ka nevojë, edhe menaxhimi i mesëm edhe faktorët e tjerë”, ka thënë Pupovci. /Albanian Education/