Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Azem Guri, ka folur lidhur me vendimin e MASHT-it për tekstet shkollore.
Sipas tij kjo metodë e paraqitur nga MASHT-i nuk është e duhur, si dhe ka përmendur mungesën e librarive në shtatë komuna.
“Kjo nuk është metodë më e mirë, sepse krijon konfuzitet tek prindërit, nxënësit edhe mesimdhënësit. Imagjino si do të ndihet një mesimdhënës klase kur disa prindër kanë siguruar tekstet për fëmijët e tyre e disa të tjerë jo. Shto kësaj edhe atë se 7 komuna në Kosovë nuk kanë fare librari, si do të veprojnë këta prindër”, ka thënë ish-zëvendës ministri.Tutje ka përmendur dhe një problem tjetër që lidhet me këtë vendim: “Dilema tjetër është se shkollat përkatësisht këshillat drejtuse përzgjedhin shtëpit botuese që i bie se në një komunë shkollat kanë çmime të ndryshme, pra prindërit nuk e kanë çmimin e njëjtë madje edhe në një shkollë nëse prindi ka dy fëmijë dhe përzgjedhin tekste nga shtëpi botuese të ndryshme. Mbi bazën e kësaj është e pamundur teknikisht të bëhet furnizimi i nxënësve me tekste shkollore”.
Sipas ish-zëvendës ministrit pas këtij vendimi mund të ketë vështirësi e defekte të tjera si dhe e cilëson një dështim të MASHT-it.
“Ky vendim i ministrisë së arsimit është goditja e radhës që i bëhet arsimit në Kosovë. MASHT-I ka dështuar në përgaditje dhe furnizimin e shkollave me tekste shkollore dhe e ballafaquar me këtë dështim ka ofruar zgjidhje alternative që rëndojnë prindërit”, ka thënë ish-zëvendës ministri i Arsimit, Azem Guri./Gazeta Blic