E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Ish-rektori Ramadan Zejnullahu thirrje mësimdhënësve: Koha ta sfidoni të keqen që në emrin tuaj po i bëhet shkollës

- Advertisement1-

Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës Ramadan Zejnullahu, njëri nga më të respektuarit, ka reaguar për grevën në arsim, nëpërmjet një mesazhi ku shfaq pakënaqësinë dhe frikën e humbjes së respektit për mësimdhënësit.

Ai i shqetësuar se tashmë një muaj, nxënësit po i humbin ditët e mësimit, me një elokuencë, kujtim vlerash dhe besimesh, iu bën thirrje mësuesve t’i japin fund grevës vet ata, që të mos marrin përsipër mëkatet e të tjerëve.

- Advertisement -

Në një letër të shkurtër, por me përplot mesazhe kuptimplota, ish-rektori Zejnullahu, profesori me dekada i lëndës së matematikës në Universitetin e Prishtinës, iu bën thirrjes mësimdhënësve që ta tregojnë fisnikërinë e tyre, pranë ditarit, përballë nxënësve, pa e lejuar turpërimin!

Mesazhi i plotë i ish-rektorit prof.Dr.Ramadan Zejnullahu dërguar gazetës “Bota sot”:

“Mësimdhënës të dashur!

Në shoqëritë e dijes, shkolla kuptohet si vend në të cilin vjen në jetë dija, e mësimdhënësit janë ata që ndihmojnë ardhjen në jetë të saj. Shteti investon në zhvillimin e shkollës dhe nga ajo përfiton njerëz të ditur, të cilët i vendos pastaj në themel të zhvillimit të shoqërisë. Këtë duhet ta ndiejmë të gjithë.

Prandaj, është koha e fundit që Ju ta sfidoni të keqen që në emrin tuaj po i bëhet shkollës. E kam të qartë se lëndimi i shkollës është veprimi që ju më së paku do ta dëshironit, por, kujdes sepse edhe rastësisht mund të bëni veprime me të cilat pastaj e keni vështirë të jetoni. Mos ua mbuloni faturat e turpit atyre që nuk kanë ndjesi për profesionin, të cilin thonë ta kenë ushtruar. Nuk do ta keni të lehtë pastaj të dilni nesër para fëmijëve, të cilëve ju shkaktuan kaq shumë vuajtje e shumë probleme për të ardhmen.

Mos humbni kohë, përqafojini fëmijët që ju duan edhe kur Ju nuk jeni në nivelin që dëshironi të jeni. Ofrojuni atyre përkushtimin e nevojshëm, shpërblimin më të madh do ta gjeni nesër, në të arriturat e tyre. Unë këtë e kam shijuar shumëherë, dëshiroj që edhe ju ta shijoni. Kohët që vijnë do të duhej të adresojnë shumë probleme, të cilat e sollën arsimin në këtë deregje. Unë i njoh, janë shumë të tilla. Për ta ndryshuar këtë gjendje nevojitet shumë angazhim dhe shumë kapacitete, nevojitet kohë e përkushtim, nevojitet guxim në veprim, transparencë dhe llogaridhënie. Bëhuni pjesë e ndryshimeve. Bëhuni pjesë e së ardhmes së shoqërisë, kjo është mundësia më fisnike që e keni në dorë, mos e humbni. Aty e keni vendin.

- Advertisement -rrrrrrr

Veproni sot, nesër mund të jetë vonë!

Ju lutem, mos të turpërohemi më shumë!”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis trajnimi i mësuesve për depistimin e skoliozës, përfitojnë 240 mijë fëmijë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu para disa dite ishte në shkollën...

Mësuesja nga Zagrebi, një shembull i guximit dhe njerëzores së kohës

Në një kohë kur lajmet për sfida në TikTok dhe trende të tjera mbushin...

Shtesat e fundvitit prej 100 eurove, Murati jep një lajm të ri

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se qytetarët që nuk kanë nevojë për...

Vdes nxënësi Albatrit Murseli nga Cermjani i Gjakovës

Ka vdekur nxënësi Albatrit Murseli, nxënës i shkollës " Ali M. Hasi", në Cërmjan...