Ish-nxënësja e Gjimnazit për profesorin nga Vushtrria që u bullizua: Njeri modest e me këmbë në tokë 

- Advertisement -

Një ish-nxënëse nga gjimnazi “Eqrem Çabej”, Elona Fazliu mbështet publikikisht profesorin Paci për videot e tij të cilat u bënë virale.

- paragrafi 1 -

Teksa ajo shkruan për Profesorin Paci gjatë shkollimit të saj 3 vjeçar në gjimnaz, ajo e cilëson si njeri modest, e me këmbë në tokë. Ku thekson që asnjëherë nuk është ndjerë e bullizuar, e ofenduar apo e ngacmuar prej tij.

- Advertisement -

Ish nxënësja nga gjimnazi thotë se po i vie turp përderisa po flet rreth profesorit Paci, pasi që është një profesor shumë i edukuar, dhe e cilëson si një profesor më pozitiv e më të drejtë që ka gjimnazi.

“Jo vec vllau e familja me ty jon krenar nxenesat e krejt qyteti ! .
LUM VUSHTRRIA QE T’KA !” shkruan nxënësja Vushtrria.

Shkrimi i plotë:

- Advertisement -

Po flas per rrugetimin tim 3 vjecar n’gjimnazin “Eqrem Çabej” n’Vushtrri .
Pjesa ma e bukur n’jete , padyshim qe jane edhe profesoret qe ndihem plote fat qe i kom njofte!

Edhe ata qe vec i kam pershendet e m’kan pershendet n’koridor t’gjimnazit !

Nje nder t’a eshte edhe profesori Lulzim !

Nuk m’kujtohet naj dite qe e kam taku e nuk m’ka pershendet .

Njeri modest , e me kembe n’toke !

Kurre as edhe nje here nuk e kom ndi veten t’bullizume prej tij , t’ofendume ,a t’ngacmume se rastet e tilla n’Kosove nuk jane t’rralla po qe kurre ska reagim !

Kjo flet mjafte per edukaten e tij !

E leje per arsimimin qe profesorit i eshte dhene edhe titulli master , nga Universiteti i Prishtines .

E qe po m’vjen turp per qfare teme jom kah flas per to definitivisht …

Profesor , ti je personi ma i drejte e ma pozitiv qe kemi !

Je kujtim i mire , per cdo person qe t’njeh !

Jo vec vllau e familja me ty jon krenar nxenesat e krejt qyteti ! .

LUM VUSHTRRIA QE T’KA !