Ish-nxënësit djegin shkollën e vjetër, të renë e plaçkisin

- Advertisement -

Shtatë të mitur ia vunë flakën objektit të vjetër të shkollës fillore në Magurë të Lipjanit derisa shkaktuan dëme edhe në objektin e ri.

- paragrafi 1 -

Ata dyshohet se janë ish nxënës të këtij institucioni që sipas burimeve këtë vepër e kryen për shkak se e humbën një ndeshje sportive që e luajtën po atë ditë.

- Advertisement -

E dëmet që ata shkaktuan nuk janë edhe aq të vogla, ku drejtori i shkollës “Haradin Bajrami” Shaip Fazliu, tha se dëmi shkon deri në 850 euro.

Fëmijët u ndaluan derisa po dyshohen për vepra penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Zjarrëvënia”.

Klan Kosova