E diel, 19 Janar, 2025

Ish ministrja e Arsimit për ligjin e pagave: Veç kabineti qeveritar ka përfituar

- Advertisement1-

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ish-ministre e Arsimit, ka thënë se me hyrjen në fuqi të ligjit të pagave, përpos kabinetit qeveritar, asnjë kategori nuk ka përfituar.

Bajrami ka thënë se me ligjin e ri, kategorive iu janë hequr shtesat si ajo e rrezikshmërisë dhe shtesat e tjera, duke theksuar rastin e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

“Nëse flasim për policinë, policia i ka pasur shtesat deri në hyrjen në fuqi të ligjit të pagave, deri më 1 janar të këtij viti, policia i ka pasur shtesat. Nëse më pyesni nëse ato shtesa janë paguar gjithmonë me kohë, jo, ka pasur vonesa. Ka pasur raste kur nuk ka pasur buxhet të mjaftueshëm dhe shtesat për 5-6 muaj janë paguar brenda një muaji”, ka thënë Bajrami në Info Magazinë.

“Kur është bërë ligji i pagave dhe kategorizimi me koeficient, ju i dini ato postimet e Kurtit i cili ka tregu se cilës kategori sa për qind iu ngrihen pagat, por në fakt të gjitha kategorive iu kanë hequr shtesat si ajo e rrezikshmërisë dhe shtesat tjera. Në fakt ka dalë që ata kanë marrë paga më të ulëta”, ka shtuar ajo.

Tutje, ajo ka theksuar se me ligjin e pagave asnjë kategori nuk ka përfituar, përveç kabinetit qeveritar.

“Me ligjin e pagave, përpos kabinetit qeveritar, pothuajse asnjë kategori nuk ka përfituar dhe meqenëse ka pasur një inflacion, koeficienti i cili është caktuar me ligjin e buxhetit vitin e kaluar nuk ka qenë i mjaftueshëm siç nuk është e mjaftueshme as rritja e cila po ndodh tani”, ka potencuar ish-ministrja.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...