Ish-ministrja e Arsimit: Kurti të kërkojë përgjegjësi nga Nagavci për dështimin e zëvendësimit të orëve mësimore

- Advertisement -

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka reagur për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë të shtunave.

- paragrafi 1 -

Bajrami në një postim në Facebook ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet t’i kërkojë përgjegjësi ministres Arbërie Nagavcit, për dështimin e zëvendësimit të mësimit gjatë të shtunave.

- Advertisement -

“Arbërie Nagavci është përgjegjëse pse dështoi edhe këtë të shtunë zëvendësimi i orëve mësimore. Kryepërgjegjësi është Albin Kurti i cili po e toleron një ministre të tallet me mijëra fëmijë e familje. Kryeministri duhet t’i kërkojë ministres Nagavci që të arrijë sa më shpejt marrëveshje me prindërit për zëvendësimin e orëve të humbura shkaku i grevës.”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së po ashtu ka kërkuar shkarkimin e Nagavcit nëse zëvendësimi i orëve mësimore dështon edhe të shtunën e ardhshme.

Gjithashtu, Bajrami shprehet se partia në pushteti erdhi në Qeveri për t’i zgjidhur të gjitha ”çështjet kombëtare e ndërkombëtare”, por po dështon në ekonomi, shëndetësi, diplomaci e më së shumti po dështon në arsim.