E enjte, 28 Nëntor, 2024

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami: 70.6% e nxënësve vijojnë mësimin pa i pasur të gjitha librat – përgjegjësi kryesor është Kurti

- Advertisement1-

Ish-ministrja e Arsimit, tani deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është alarmante se si 70.6% e nxënësve edhe një muaj pas fillimit të vitit shkollor 2022/23, vijojnë procesin mësimor pa pasur në dispozicion të gjitha tekstet shkollore.

Për këtë statistikë, ajo i është referuar një studimi të publikuar këto ditë nga OJQ ETEA.

- Advertisement -

Bajrami ka thënë se përgjegjësi kryesor është kryeministri Albin Kurti.

“Dorëheqja e ministres nuk mjafton, përgjegjësi kryesor këtu është Kryeministri Kurti i cili deri me tani asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë për dështimet në arsim”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i saj:

ALARMANTE: 70.6% e nxënësve edhe një muaj pas fillimit të vitit shkollor 2022/23, vijojnë procesin mësimor pa pasur në dispozicion të gjitha tekstet shkollore

Sipas një studimi që këto ditë ka publikuar OJQ ETEA, konfirmohet ajo çfarë e kemi thënë në fillim të këtij viti se pas vendimit skandaloz të ministers së arsimit për mënyrën e subvencionimit të librave, “do të përfundoj ky viti shkollor dhe asnjëherë nuk do arrihet që të gjithë nxënësit t’i kenë të gjitha librat”.
ETEA ka pyetur 506 mësimdhënës, nëse nxënësit në klasat e tyre i kanë të gjitha librat dhe se a po arrijnë mësimdhënsit të përcjellin planprogramin. Të gjeturat janë alarmante:

❌ 70.6% e nxënësve edhe një muaj pas fillimit të vitit shkollor 2022/23, vijojnë procesin mësimor pa pasur në dispozicion të gjitha tekstet shkollore;

- Advertisement -rrrrrrr

❌ 52.6% e mësimdhënësve vlerësojnë se vendimi i MAShTI ka pasur ndikim negativ në mbarëvajtjen e procesit mësimor;

❌ Derisa në klasat e para rreth 48% e nxënsëve i kanë të gjitha tekstet mësimore, në klasat e pesta vetëm 16.5% e nxënsëve i kanë të gjitha tekstet mesimore;

❌ 54.5% e mësimdhënësve nuk arrijnë ta zhvillojnë në mënyrë të rregullt procesin mësimor, duke mos arritur të përmbushin plotësisht plan-programin e tyre si pasojë e mungesës së teksteve shkollore;
Sipas studimit ndër arsyet kryesore për mos sigurimin e teksteve shkollore, prijnë: mungesa e teksteve shkollore nëpër libraritë e qytetit; problemet me transferimin e mjeteve financiare përmes platformes eKosova; mungesa e kapaciteteve digjitale për të aplikuar në eKosova etj.

Dorëheqja e ministres nuk mjafton, përgjegjësi kryesor këtu është Kryeministri Kurti i cili deri me tani asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë për dështimet në arsim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë feston 28 Nëntorin me program të pasur artistik

Shkolla fillore "Xhemajl Mustafa", në Prishtinë ka festuar 28 Nëntorin me një program tejet...

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen me veshje kombëtare

Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeçare të mbante...

Kremtimi i festës së flamurit në shkollën “Zef Serembe” në Gllaviçicë – Pejë

Kremtimi i Festës së Flamurit nga nxënësit e shkollës "Zef Serembe" në Gllaviçicë, Pejë,...

Skandal/ Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen në klasë për shkak të veshjes kombëtare

Një 11-vjeçare nuk është lejuar të hyjë në klasë në shkollën “Xhemajl Mustafa”, gjatë...