E martë, 4 Shkurt, 2025

Ish-ministri i Arsimit vjen me premtim: Rritje pagash prej 50% për mësimdhënësit

- Advertisement1-

Enver Hoxhaj, ish-Ministër i Arsimit dhe një prej figurave kryesore të PDK-së, ka publikuar një video në Facebook ku prezanton arritjet e tij gjatë mandatit si Ministër i Arsimit (2008-2011) dhe premton reformat që partia e tij planifikon të zbatojë në sektorin arsimor, nëse fiton zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Gjatë mandatit të tij, pagat e mësimdhënësve pësuan një rritje historike prej 100 për qind, ndërsa sistemi arsimor u reformua me akreditimin e institucioneve private dhe publike të arsimit të lartë dhe përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës shkollore.

- Advertisement -

Në kuadër të programit të PDK-së për arsimin, Hoxhaj ka theksuar disa prioritete kryesore: Rritje të pagave për mësimdhënësit deri në 50 për qind, digjitalizim të arsimit, për të përgatitur gjeneratat e reja për sfidat teknologjike, krijimin e një Fondi të Bursave, për të mbështetur studentët dhe nxënësit me rezultate të larta, integrimin e teknologjive moderne në procesin mësimor, për të ndihmuar zhvillimin e një sistemi më efikas dhe të përparuar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...

Nxënësja Alea Dvorani, fiton “Çmimin e Parë” në manifestimin “Flaka e Janarit”

Alea Dvorani, nxënëse e shkollës "Meto Bajraktari" në Prishtinë ka fituar "çmimin e parë"...

Nga Malvina Rista: Fëmijët në Epokën Digjitale: Konsumatorë të Teknologjisë apo Krijues të Dijes?

Jemi në epokën e teknologjisë dhe informacionit, ku interneti është bërë pjesë e pandashme...