Në kohën kur arsimi në vend po ndodhet në krizë, ish ministri i Arsimit, Rexhep Osmani ka dal me një propozim interesant.
Ai përmes një statusi në Facebook, është shprehur se Qeveria dhe kryeministri duhen të mendojnë urgjentisht se ka ardhur koha për një reformim thelbësor të sistemit të arsimit, në veçanti për ato institucione të arsimit të lartë që përgatisin mësimdhënës në para shërbim dhe në shërbim.
E sipas tij, për t’i dhënë prioritet maksimal cilësisë së mësimit duhen të vlerësohen nxënësit e mësimdhënësve, veç e veç, nga grupe të ekspertëve të ngritura nga Ministria e Arsimit, për çdo lëndë mësimore.
Statusi i plotë:
PËR NJË SHKOLLË KOMBËTARE ARSIMORE
Udhëheqja sindikale e arsimit e prirur nga mediokriteti i saj duke ushtruar një trysni arrogante ndaj shumicës së kolegëve të tyre, duhet t’i nënshtrohet përgjegjësisë individule për dëmët dhe humbjet e shkaktuara shkollës dhe arsimit shqiptar të Republikës së Kosovës,, në kundërshtim me rregullat sindikale, ligjëshmërinë dhe kushetut- shmërinë të cilat rregullojnë të drejtat e fëmijëve për shkollim dhe përparim.
Të kujtojmë të kaluarën e hidhur të politikës arsimore vrastare serbe e jo të kërcnohemi me rrënimin e sistemit arsimor të pavarur nga Serbia të cilin e arrijtëm me sakrifica të mëdha e të mundimshme. Duhet ta njohim dhe ta përjetojmë të kaluarën për të ndërtuar dhe jetuar të ardhmen.
Brezi brezave ia dorëzon stafetën e dijes, të vuajtjeve dhe të krenarisë. Ky është kuptimi i mësimit të historisë. Prindërit duhet t’i gëzohen shkollës dhe jo të dëshprohen prej saj .
Qeveria dhe Kryeministri duhen të mendojnë urgjentisht se ka ardhur koha për një reformim thelbësor të sistemit të arsimit, në veçanti për ato institucione të arsimit të lartë që përgatisin mësimdhënës në para shërbim dhe në shërbim.
Për t’i dhënë prioritet maksimal cilësisë së mësimit duhen të vlerësohen nxënësit e mësimdhënësve, veç e veç, nga grupe të ekspertëve të ngritura nga Ministria e Arsimit, për çdo lëndë mësimore.
Të ardhurat e mësimdhënësve duhen të sajohen sipas suksesit të nxënësve të tyre. Vlerësimi është një process i ndërlikuar por i mundshëm dhe i domosdoshëm.
Është mirë të mendohet që në vend të fakulteteve të edukimit të themelohet një Institut i Studimeve Pedagogjike për të cilin duhen të zgjedhet stafi akademik dhe stundetët me kritere të veçanta dhe numër të nevojshëm sipas komunave. Programet mësimore të marrin pëlqimin e Ministrisë. Ministria e Arsimit duhet të shkarkojë mësimdhënësit nga puna e tepërt administrative. Mësimdhënësit nuk janë nëpunës. Misioni i tyre themelor është mësimi dhe edukimi, për një shkollë kombëtare arsimore, në shërbim të kulturimit shoqëror.