E hënë, 20 Janar, 2025

Ish-ministri i Arsimit: Jasharajt i është rritur mendja, ka segmente politike në grevën e SBASHK-ut

- Advertisement1-

Ish-ministri i Arsimit, Rexhep Osmani ka komentuar grevën në sistemin arsimor nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit.

I ftuar në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1, ai thotë se ka një segment politik prapa kësaj greve, duke theksuar se edhe gjatë mandatit të tij kishte greva të tilla.

- Advertisement -

Madje, ai ka folur edhe për kryesindikalistin, Rrahman Jasharaj për të cilin thotë se “iu ka rritur mendja”.

“Greva e SBASHK-ut nuk është e para ata kanë bërë grevë në kohën kur kam drejtu sistemin e arsimit në Kosovë në vitin 2002 dhe kemi zgjedh një problem por kushtëzime të tilla nuk i kemi pranuar. Ne atëherë kemi menduar se greva ka qenë politike edhe deklaratat e mia janë se stafi im dhe gjithë ata që janë marrë me analizën kemi konsideru se është politike, s’dua të besoj se është politike por duhet të kemi kujdes… Se Rrahman Jashari, unë e kam dëgju këtë emër në ato vite nuk më kujtohet jam interesu më kanë thënë se ka qenë aktiv në atë kohë por jo në këto përmasa…, por Rrahmani nuk e di ndoshta këtij iu ka rrit mendja por nuk është Rrahmani, pas atij mund të jenë Rrahmana tjerë… Unë mendoj që greva ka një segment të rëndësishëm politik”, tha ai.

Sipas tij, nëse mësimdhënësit duan të protestojnë për kërkesat e tyre atëherë le të dalin në sheshe por që më pas të kthehen dhe të zhvillojnë procesin mësimor.

“Derisa arsimtarët heshtin mund të gjejnë forma tjera të protestës le të dalin në shesh dhe le të dalin të shohim sa vetë janë aty nuk do të jenë 26 mijë munden me qenë 3 mijë, jo 26 mijë por pas asaj proteste të shkojnë në shkollë nuk duhet vendosur fëmijët përpara për t’i dhënë vërejtje Qeverisë”, shtoi ai.

Po ashtu, Rexhepi thekson se kjo formulë e kërkesës për shtesë në paga është skandaloze dhe se goditë fëmijët dhe prindërit.

“Qeveria mund të jetë më azhure për të zgjedhur problemet sa ka mundësi por nëse e bëjmë një praktikë të presionit se vetëm kaq pare duhet me naj dhënë, kjo formulë është skandaloze, kjo goditë fëmijët goditë prindërit s’kanë faj prindërit e rinj që për herë të parë i çojnë fëmijët në shkollë… Unë besoj që ka një politizim të përgjithshëm dhe kjo është shumë e rrezikshme. Qeveria duhet të kritikohet por duhet gjetur momenti”, shtoi ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...