Ish-mësimdhënësi Xhafer Avdyli pas pensionimit i kërkon tre paga përcjellëse – Komuna e Pejës ia refuzon kërkesën / DOKUMENT

- Advertisement -

Është bërë gati katër jave që ish-mësimdhënësi Xhafer Avdyli po e gëzon pensionimin.

- paragrafi 1 -

Ai pas pensionimit ka kërkuar nga Drejtoria e Arsimit në Pejë që t’i paguhen tri pagat përcjellëse pas pensionimit, pasi thotë se i takojnë me Kontratën Kolektive.

- Advertisement -

Por Komuna e Pejës ia ka refuzur kërkesën me arsyetimin se Marrëveshja Kolektive është nënshkruar mes Qeverisë dhe SBASHK-ut dhe se Komunat nuk kanë qenë akterë (nënshkrues) të asaj Kontrate Kolektive dhe se nuk kanë detyrime ndaj të punësuarve sipas nenit 90 pika e 5 e Ligjit të Punës.

Pas refuzimit ish-mësimdhënësi Xhafer Avdyli thotë për AlbanianEducation.net se ka angazhuar avokat, pasi pohon sepse vendimi i lëshuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Pejë është komplete i pa bazë.

Në anën tjetër, zyrtari ligjor i SBASHK-ut i cili është konsultuar për këtë proces të mësimdhënësit, Blendor Shatri tregon që ky nuk është rasti i vetëm.

- Advertisement -

Sipas Shatrit, në të gjitha rastet komunat e Kosovës hezitojnë që të paguajnë këtë detyrim ndaj punëtorëve të arsimit.

Përveç këtij problemi, ata tregojnë se mësimdhënësit po përballen edhe me problemin për sigurimin e shujtës e cila, po ashtu iu takon në bazë të Kontratës Kolektive.

Ka mbi një vite e gjysmë që lëndët e mësimdhënësve të kësaj shkolle që janë fituar nëpër gjykata nuk ekzekutohen nga Thesari i shtetit. /AlbanianEducation.net/.