E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Ish-kujdestari i klasës së 18-vjeçarit nga Podujeva: Kurrë s’kemi pasur vërejtje për të, ishte shumë i edukuar

- Advertisement1-

Bujar Blaku, ish-kujdestar i klasës së 18-vjeçarit që u vra në Podujevë, Lulzim Fejzullahu, në RTV Dukagjini, ka thënë se ai ka qenë një djalë shumë i edukuar dhe punëtor.

“Sa i përket Lulit, unë isha kujdestar i klasës për tri vite rresht, nga klasa e 10-të deri në klasën e 12-të. Luli ka mbaruar mësimin tek ne në maj të vitit 2023 si maturant. Përgjatë atyre viteteve si kujdestar i Lulzimit, ai ka qenë një djal shumë i edukuar, shumë i sinqertë dhe shumë puntor”, ka thënë Blaku.

- Advertisement -

Blaku ka thënë se për tashmë të ndjerin kanë vetëm fjalë të mira.

“Edhe sa ka qenë në shkollë ai gjithherë edhe ka punuar, në Fast-Food (ushqime të shpejta), të cilat i ka bërë me transport edhe forma të ndryshme. Për Lulin kemi fjalë vetëm të mira, një djalë shembullor, edhe në sukses por edhe në disiplinë e në sjellje të tij”, ka thënë ai.

Ish-kujdestari i klasës së viktimës është shprehur se të gjithë mësuesit nuk kanë pasur asnjëherë vërejtje ndaj tij.

“Të gjithë mësuesit që e kemi mësuar Lulin asnjëherë nuk kemi pasur vërejtje ndaj tij, nuk ka pasur sjellje arrogante dhe nuk ka pasur mjete të ftohta. Nuk ka qenë një fëmijë problematik”, ka shtuar Blaku.

Ndërsa për sulmuesit, Blaku është shprehur se nuk ishin nxënës që vijonin mësimin në të njëjtën shkollë me tashmë të ndjerin. /Telegrafi

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...

Nxënësja Alea Dvorani, fiton “Çmimin e Parë” në manifestimin “Flaka e Janarit”

Alea Dvorani, nxënëse e shkollës "Meto Bajraktari" në Prishtinë ka fituar "çmimin e parë"...