Ish-këshilltari i Kurtit i kërkon ministres Nagavci të lejohet bartja e shamisë në shkolla

- Advertisement -

Durim Berisha, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, i ka dërguar një kërkesë ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, me të cilën i ka kërkuar anulimin e nenit të udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e uniformës në shkollat publike.

- paragrafi 1 -

“Formulimi i përdorur në dispozitën e kontestuar ka pasur për rezultat mohimin e të drejtave themelore të garantuara me nenin 47 të Kushtetutës së Kosovës [E Drejta për Arsimin] për të gjitha nxënëset të cilat kanë bartur mbulesë të kokës për shkak të bindjeve fetare”, thuhet në kërkesë.

- Advertisement -

Tutje, në kërkesën e tij, Berisha, që është jurist i së drejtës kushtetuese, ka theksuar se një kufizim i tillë është anti-kushtetues.

Për më tepër, kufizimi arbitrar i lirive dhe të drejtave themelore përmes një akti administrativ është i ndaluar në Republikën e Kosovës. Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës „të drejtat dhe liritë e garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj””, shkruan në shkresën e tij ish-këshilltari i Kurtit.

Sipas Berishës, dispozita që ai e konteston, paraqet një akt absolutisht të pavlefshëm, duke theksuar se është obligim i MASHTI-t që të anulojë të njëjtin.

- Advertisement -