Ish-drejtori i Arsimit në Rahovec i reagon Nagavcit: Thuaje të vërtetën për tërheqjen e licencave të 16 mësimdhënësve

- Advertisement5 -

Ish-drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Rahovecit, Avni Morina, ka reaguar publikisht pas njoftimit të ministres në detyrë të Arsimit, Arbërie Nagavci, se 16 mësimdhënësve nga Rahoveci u janë tërhequr licencat e punës.

- paragrafi 1 -

Morina ka theksuar se për hir të opinionit publik duhet të sqarohet e vërteta e plotë rreth këtij rasti, duke deklaruar se mësimdhënësit në fjalë kanë qenë të rilicencuar pas përfundimit të afatit të licencës së parë, por se gjatë procesit mund të kenë ndodhur lëshime teknike apo gabime procedurale në plotësimin e dokumentacionit përkatës, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Sipas tij, procesi i licencimit dhe rilicencimit është i rregulluar me procedura të qarta ligjore, ndërsa përgjegjësia për pajisjen me licenca nuk bie mbi komunën, por mbi institucionet përkatëse të Ministrisë së Arsimit.

“Pyetja kryesore është se kush i ka pajisur këta mësimdhënës me licencat e reja. Jo komuna, por vetë organet përgjegjëse të ministrisë”, ka theksuar Morina, duke shtuar se licencat janë lëshuar nga institucionet qendrore në kohën kur ministria drejtohej nga e njëjta udhëheqje.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

E morëm vesh, znj. Ministre!

Qenkan tërhequr 16 licenca për mësimdhënës të një shkolle në Rahovec.

Për hir të opinionit publik, do të ishte mirë që ta thuani të vërtetën dhe e vërteta është kjo:

Këta 16 mësimdhënës janë rilicencuar pas mbarimit të afatit të licencës së parë që kanë pasur. E dimë se edhe për licencim, edhe për rilicencim ka procedura. Procedua nuk qenka respektuar, pra mësimdhënësit paskan bërë gabime ose lëshime teknike në plotësimin e formularëve përkatës dhe dokumentacionit.

Por, shtrohet pyetja; nëse këta mësimdhënës qenkan rilicencuar, kush i pajisi me licencat e reja këta mësimdhënës?

Komuna?

Jo, ministre! Organet përgjegjëse të Ministrisë ku ti ke udhëhequr i kanë licencuar ata mësimdhënës.

Dhe sot, si në halucinacion, pas 5 viteve të paska dalë gjumi për të na treguar se në Rahovec qenka bërë hataja!

Ik bre!