E mërkurë, 22 Janar, 2025

Ish-drejtori i Arsimit në Prishtinë: Nagavci ka krijuar kaos në sistemin e arsimit

- Advertisement1-

Ish-drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, ka komentuar situatën e krijuar së fundi nga MAShTI me tekstet shkollore.

Salihaj tha se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka krijuar një kaos të cilin nuk mund ta shpjegojë askush.

- Advertisement -

“Ne, përpara e kemi pasur një sistem të etabluar mirë, ka funksionuar mirë dhe nuk kemi nevojë që një sistem që ka funksionuar mirë, ta shkatërrojmë me një sistem tjetër i cili është krejtësisht eksperimental”, tha ai në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Më tej, Salihaj tha se sivjet, ndonëse janë 100 mijë nxënës më pak se viteve të kaluara, shpenzimet janë më të mëdha për afro 3 milionë euro.

“30 për qind më së paku çmimet do të jenë më të shtrenjta sesa vjet. Sivjet në nivelin 1 dhe 2 i kemi 220 mijë nxënës, ndërsa përpara i kemi pasur në këto nivele mbi 300 mijë fëmijë dhe i kemi shpenzuar deri në 10 milionë euro, ndërsa sivjet kemi më pak gati 100 mijë fëmijë dhe i shpenzojmë 12.7 milionë euro”.

“Ndarja për nivelin 1, nivelin fillor është shumë, nuk shkojnë 80 euro. Më pak kushton kompleti i librave për klasët 1 deri në 5”, tha ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Plani Individual i Edukimit dhe fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë…

Plani Individual i Edukimit (PEI) është një dokument i personalizuar për fëmijët me nevoja...

Miti i të mësuarit të gjuhës nga ekranet: Pse fëmija juaj nuk e zotëron anglishten?

"Shumë prindër besojnë se fëmijët mësojnë anglishten nga ekranet, por në fakt, kjo metodë...

Nga Malvina Lamçe Rista: Dashuria për fëmijët dhe pasioni për mësimdhënien

Ka diçka të jashtëzakonshme në shpirtin e një mësuesi, diçka që nuk mund të...

E rrezikshme: Disa nxënës rrezikojnë jetën e tyre që të marrin borë nga terasa e shkollës

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Musa...