E hënë, 24 Shkurt, 2025

Isak Bregaj pas 14 vitesh drejtor në shkollën “Dardania” në Prishtinë përshëndetet me kolegët – ky është mesazhi i tij prekës

- Advertisement1-

Pas 14 vitesh udhëheqje të shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë, Isak Bregaj, dje i ka thënë lamtumirë kolegëve pasi ka përfunduar mandatin e tij.

Ai ka bërë një mesazh ku ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin, ndërda ka folur për sukseset dhe sfidat gjatë punës së tij si drejtor në këtë shkollë, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Mesazhi i tij pa ndërhyrje:

PËRSHENDETJA IME

I nderuari komunitet i lagjes Dardania, isha i nderuar për 27 vite të jem pjesë e juaja, mësimdhënës, edukator, mik, bashkëpunëtor e udhëheqës arsimor – drejtor i SHFMU “DARDANIA”.

Fillova si mësimdhënës i ri, u ndërtova dal-ngadal nën këshillat dhe eksperienca e pedagogëve më të vjetër, mësova shumë nga bashkpunimi e kunsultimet me ata me të rinj, dhe së bashku me ju, në detyrën e udhëheqësit të shkollës, kuptova si ndërtohet një bashkëpunim i mirëfilltë ashtu që fëmijëve tanë tu ofrojmë më të mirën e mundshme.

Të respektuar mësimdhënës dhe struktura administrative e mbështetëse të shkollës, me ju përbyllëm një cikël të udhëtimit të përbashkët në edukimin e brezave të rinj, i jetuam nga afër rezultatet e punës sonë, u mrekulluam me sukseset dhe u mërzitëm për mugesën e tyre, u pajtuam e s’u pajtuam, qëndruam bashk para sfidave të shumta e nuk u dorëzuam asnjëherë.

U jam mirënjohës të gjithëve, juve që jeni në “front” të punës sot, dhe atyre që këtë mision e pëmbyllen me sukses dje.

- Advertisement -rrrrrrr

Duke qenë dëshmitar i përkushtimit e preokupimit, mundit e angazhimit tuaj të pashembullt, në vazhdimësi e ndjeja veten “borxhli” që për ju të ofroj ambient e kushte sa më komode për punë.

Rrjedha e projekteve të shumta, njërin pas tjetrit, përfshi edhe këtë të fundit të renovimit të tërësishem të ambiteve shkollore që ka filluar tani e dy vite, realizimin e të cilave e keni ndjerë drejtpërdrejt, dhe vlerën e tyre së bashku e kemi përkthyer në rezultate të punës, kurse vlera monetare e tyre në total sillet rreth 3 milion euro, në 14 vite të drejtimit të shkollës “DARDANIA”.

Pajisjen dhe furnizimin i rregullt të shkollës ndonëse e kam vlerësuar si të patjetërsueshëm për realizim të detyrave tuaja, megjithatë krijimin i klimes dhe ambientit ku secili të ndjehet në shtëpinë e vet, si dhe mbrojtjen e dinjitetit dhe interesit të mësimdhënësit e kam konsideruar α dhe Ω në arritjen e rezultateve të dëshiruara.
Frytet e një punë të tillë reflektuan shumë shpejt, ashtu që gjenerata të tëra që dolën nga këto ambiente, na u kthyen në bashkëpunëtor të veprimtarisë sonë.

Gjithçka që përfshiu këtë periudhë ishte tipike “njerëzore”, e pëcjellë me lëshime e gabime, revoltë e pakënaqësi, ngecje e nguti, si pjesë e pandashme e veprimtarisë menaxhuese, andaj shfrytëzoj këtë mundësi t’iu falenderoj për durimin e mirëkuptimin e treguar në situata e gjendje të ndryshme në raport me secilin nga ju.

Ne do të udhëtojmë së bashku në anijën e përhapjes së dijës e edukimit, dhe një ditë do t’zbarkojmë në ishullin e nderit e krenarisë.
Na priftë e mba e Zoti na bekoftë
I juaji Isak Bregaj

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...