E diel, 23 Shkurt, 2025

Isak Bregaj i shkollës “Pavarësia”, shpallet drejtor i muajit në Prishtinë

- Advertisement1-

Shembullin e drejtoreshës së arsimit në Gjakovë, Eranda Baçi, për shpalljen e drejtorit më të mirë të muajit, po e  ndjek eddhe Drejtoria e Arsmit në Prishtinë, që udhëhiqet nga Besianë Musmurati, shkruan AlbanianEducation.net.

Kjo e fundit ka njoftuar se drejtori i ri i SHFMU “Pavarësia” në Prishtinë, Isak Bregaj është shpallur drejtori i muajit.

- Advertisement -

Kujtojmë se Bregaj për disa vite ka qenë drejtor i shkollës “Dardania” në Prishtinë.

Njoftimi i saj:

Nga sot po e fillojmë përzgjedhjen e DREJTORIT TË MUAJIT që ka performancën më të mirë 🤩

Ka kohë që kemi fillu procesin e rekrutimit të drejtorëve të shkollave dhe çerdheve të Prishtinës. Tash ka ardhë koha me tregu punën dhe performancën e mirë të atyre që e meritojnë.

Po e filloj këtë seri me drejtorin e ri të SHFMU “Pavarësia” Prishtinë në Prishtinë, Isak Bregaj. E përzgjodha pikërisht Isakun për me fillu këtë seri sepse me shumë vullnet e ka marrë përsipër udhëheqjen e shkollës më të ngarkuar në Prishtinë.

- Advertisement -rrrrrrr

E dorën në zemër, për kaq pak kohë ka arritë që me sukses me i përfundu disa projekte shumë me rëndësi për shkollën. Për një muaj kohë, Isaku ka filluar krijimin e arkivës, renovimin e tualeteve, strukturimin e orareve dhe materialeve pedagogjike, bashkëpunimin me prindër, rritjen e mirëmbajtjes së shkollës dhe rritjen e diciplinës në punë.

Nuk është çudi me shku në shkollë në orën 20:00 në mbrëmje e me gjetë drejtorin duke mjeshtru diçka me komunitetin e prindërve ose me punëtorët teknik. Por edhe është i pari të nesërmen për të pritë nxënësit në një shkollë të pastër e me shumë rregull.

Të lumtë për punën e mirë Isak! Do të përkrahim në çdo iniciativë tënden dhe të stafit që rritë performancën e shkollës. Kemi shumë sfida që na presin përpara, por me shumë punë do t’i zgjidhim së bashku me nxënës, prindër e stafin arsimor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...