Isak Bregaj, emërohet drejtor i Gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë

- Advertisement -

Isak Bregaj, është emëruar drejtor Gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar vet Bregaj përmes një postimi në Facebook, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Bregaj, ka udhëhequr për vite të tëra shkollën “Dardania” në Pridhtinë, dhe së fundmi shkollên “Pavarësia” në kryeqytet.

- Advertisement -

Postimi i Bregajt:

Të nderuar miq,

Kam kënaqësinë t’ju informoj se, me vendim të Kryetarit të Kryeqytetit, z. Përparim Rama, jam emëruar drejtor i Gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

- Advertisement -

Me këtë përgjegjësi të re, do të punoj me përkushtim të madh, së bashku me kolektivin, nxënësit dhe prindërit, për të çuar përpara performancën dhe standardet e gjimnazit.

Falënderoj Kryetarin e Komunës dhe Drejtoreshën e Arsimit znj. Jehona Lushaku Sadriu për besimin e treguar ndaj meje për ta udhëhequr këtë institucion të respektuar.

Suksese për të gjithë në këtë rrugëtim të ri!