Drejtoria e shkollës “Pavarësia”, në Prishtinë, Isak Bregaj, është shpallur Ikona e Kryeqytetit, shkruan AlbanianEducation.net.
Bregaj ka falënderuar të gjithë miqtë real e virtual që e kanë përkrahur dhe votuar në këtë garë të rëndësishme.
Postimi i shkollës:
Të nderuar familjar, miq dhe bashkëpunëtor
Përmes këtij mesazhi dëshiroj t’ju njoftoj se sot është mbajtur cermonia e ndarjes së çmimeve për kampanjen “Integrity Icon Kosova” e cila ka pasur për synim të përzgjedh ikonën e integritetit ndër shërbyes civil në komunën e Prishtinës.
Fillimisht, jam përzgjedhur ndër 5 finalistet e komunës së Prishtinës, me ç’rast të qenit finalist ka mundësuar vazhdimin e garës për t’u zgjedhur Ikona e Kryeqytetit edhe sipas çmimit të publikut.
Kështu që, edhe pas raundit të dytë të garës sipas vlerësimit të publikut, sot jam shpallur fitues i garës IKONA E KRYEQYTETIT.
Andaj, dëshiroj t’ju falendëroj të gjith juve miq real e virtual që më keni përkrahur dhe votuar në këtë garë të rëndësishme jo vetëm për mua, por edhe tërë komunitetin.
Pra, vlerësimi juaj pozitiv për punën time, më jep motiv edhe më shumë, që së bashku me ju, të punojmë për ndryshime pozitive për tërë shoqërinë në përgjithësi, dhe shkollën tonë në veçanti.
Bashkë ia dalim!