E shtunë, 5 Tetor, 2024

Irritimi i të ndenjurave tek foshnjat – Si duhet trajtuar

- Advertisement1-

Alkooli dhe parfumet që përmbajnë këto produkte, mund ta irritojnë edhe më shumë.


Foshnjave u skuqen herë pas here të ndenjurat, madje edhe nëse pelenat ndërrohen shpesh dhe nëse tregohet kujdes në pastrimin e tyre, shkruan “Living”.

- Advertisement -

Shkaqet mund të jenë të ndryshme, përfshirë irritimin nga jashtëqitja apo nga produktet, si: letrat e lagura, pelenat apo detergjentet e rrobave, transmeton lajmi.net.

Irritimi mund të shkaktohet edhe sepse lëkura mund të jetë shumë e ndjeshme, nga infeksioni bakterial, acarim ose të kruara nga pelenat apo veshjet e ngushta. Skuqja e të ndenjurave zakonisht trajtohet lehtë dhe zhduket brenda disa ditëve.

Rëndësi ka që foshnja të mbahet sa më pastër dhe thatë që të jetë e mundur. Kur t’ia ndërroni pelenat shpëlajeni me ujë. Nëse të ndenjurat e foshnjës janë irrituar dhe skuqur, mundohuni të mos e lani atë zonë me sapun apo ta fshini me peceta me aromë.

Alkooli dhe parfumet që përmbajnë këto produkte, mund ta irritojnë edhe më shumë. Gjithashtu, është e rëndësishme që ta lini një copë herë të ajroset, para se t’i vendosni pelenën tjetër. Nëse është e mundur:

-lëreni të rrijë pa pelena për periudha të shkurtra kohe;

– shmangni përdorimin e mbathjeve plastike apo pelenave të ngushta;

- Advertisement -rrrrrrr

-përdorni pelena më të mëdha derisa skuqja të ikë plotësisht. Gjithashtu, përdorni një pomadë qetësuese si Desit, Balmeks apo A+D, sa herë që vëreni skuqje.

Shumë nga kremrat dhe pomadat që janë kundër skuqjes, përmbajnë përbërësin aktiv të oksidit të zinkut. Zakonisht këto produkte përdoren disa herë gjatë ditës, për ta qetësuar dhe mbrojtur lëkurën e foshnjës.

Në rast se brenda disa ditësh nuk vëreni asnjë përmirësim, konsultohuni me pediatrin. Mos përdorni pudër apo niseshte në lëkurën e foshnjës.

Kjo e fundit mund ta thithë pudrën dhe të shkaktojë probleme, kurse niseshteja mund të shkaktojë infeksion bakterial. Për të parandaluar skuqjen e të ndenjurave, shmangni përdorimin e pelenave superthithëse, sepse mund të ndërrohen më rrallë.

Në rast se përdorni pelena prej pëlhure, sigurohuni që t’i lani dhe shpëlani mirë ato. Për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, përdorni mbathje plastike që mbyllen dhe hapen shpejt, në vend të atyre me llastik.

Përveç kësaj, në rastin e pelenave prej pëlhure mundohuni të përdorni shtresa thithëse.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...