INTERVISTË|Drejtoresha Ardita Shala Bekteshi: Të rritet koeficienti i pagës për drejtorët e shkollave

- Advertisement -

Media për arsim AlbanianEducation.net intervistën e radhës e ka realizuar me Ardita Shala Bekteshi, drejtoreshë e shkollës “Migjeni” në fshatin Stanoc i Epërm i Vushtrrisë. Në këtë pozitë ajo është emëruar në vitin 2019, pas disa vitesh si mësimdhënëse po në shkollat e këtij qyteti.

- paragrafi 1 -

Ndërsa është në mandatin e dytë të drejtoreshës, ajo thotë se udhëheqja e një institucioni shkollor është tejet sfidues dhe kërkon aftësi dhe energji.

- Advertisement -

Drejtoresha Ardita ka një kërkesë nga Ministria e Arsimit, që është të rritet koeficienti i pagës për drejtorët e shkollave.

Lexoni të plotë intervistën me drejtoreshën Ardita Shala Bektesh:

Një CV e juaja që t’iu njohin lexuesit tonë më shumë?

- Advertisement -

Jam Ardita Shala Bekteshi, rrjedh nga një familje e njohur në rajon për përkushtimin e saj ndaj arsimit. Jam bija e veteranit të arsimit, z. Hasan Shala. Studimet e larta i përfundoi në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë, duke u profilizuar në drejtimin Biologji-Kimi. Që nga viti 2007, ka punuar si mësimdhënëse në shkollën fillore në rajonin e Vushtrrisë.

Në vitin 2019, Ardita mora postin e drejtoreshës në SHFMU “Migjeni” në Stanoc të Epërm – Vushtrri, pozitë të cilën e mbaj edhe aktualisht në mandatin e saj. Puna dhe përkushtimi imi janë vlerësuar lartë nga Inspektorati i MASHT-it.

Jam e martuar dhe nënë e tre fëmijëve, ku përkushtimi ndaj punës dhe familjes ka qenë gjithmonë shembullor. Mbështetja e familjes ka qenë shtyllë e rëndësishme në suksesin dhe rrugëtimin e tim profesional.

Sa është e vështirë sot të udhëqësh një institucion shkollor? Cilat janë sfidat?

Udhëheqja e një institucioni sot është më sfiduese se kurrë më parë, për disa arsye kryesore:

Një institucion nuk është vetëm vend pune, por një komunitet. Drejtuesit duhet të krijojnë një atmosferë motivuese, respekti dhe bashkëpunimi mes stafit dhe nxënësve.

Të udhëheqësh me përkushtim dhe njëkohësisht të jesh prind, bashkëshorte, pjesë e familjes – është një sfidë më vete. Kjo kërkon aftësi të larta menaxhimi të kohës dhe energjisë.

Por… për ata që kanë vullnetin, vizionin dhe përkushtim udhëheqja bëhet jo vetëm e mundur – por edhe frymëzuese.

Cilat janë projektet që keni realizuar që nga marrja e detyrë së drejtoreshës?

Projektet Kryesore të Realizuara gjatë mandatit si Drejtoreshë e SHFMU “Migjeni” – Stanoc i Epërm (2019 – në vazhdim) janë si mëposhtë:

1. Ndërtimi i objektit të ri të shkollës

• Iniciativë e rëndësishme dhe jetike për komunitetin, e realizuar me përkushtim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet lokale,Vushtrri.
•Objekti i ri përmbush standardet moderne për zhvillim cilësor të procesit mësimor, me hapësira të ndriçuara dhe funksionale për nxënës dhe staf.
•Ndërtimi i fushës shkollore dhe parkingut.
• Realizim i fushës sportive multifunksionale për zhvillimin e edukatës fizike dhe aktiviteteve jashtëmësimore.
• Krijimi i hapësirës së veçantë për parking, duke përmirësuar sigurinë dhe funksionalitetin e shkollës për stafin dhe prindërit.
. Rregullimi i oborrit të shkollës
• Përdorimi i hapësirave të jashtme për krijimin e një ambienti të pastër, të sigurt dhe estetik për nxënësit.
• Rregullimi i shtigjeve, ndriçimit dhe gjelbërimit, për të krijuar një atmosferë të përshtatshme për zhvillim psiko-social.
• Rregullimi dhe modernizimi i klasave mësimore
• Pajisja e klasave me Tv projektorë dhe pajisje TIK
•Formimi dhe paisja e Kabinetit te Tik-ut,dhe kabinetit Biologji,Fizikë,Kimi,
• Aktivizimi i bibliotekës si qendër e dijes dhe leximit, duke siguruar staf të kualifikuar për organizimin e pasurive librore dhe zhvillimin e aktiviteteve letrare.
• Iniciativë për promovimin e kulturës së leximit dhe krijimin e një ambienti stimulues për zhvillim gjuhësor dhe kreativ të nxënësve.
•. Emërimi i pedagoges shkollore
• Krijimi i mekanizmave për mbështetje psiko-sociale të nxënësve.
• Parandalimi dhe menaxhimi i rasteve të vështira në shkollë (mungesa, bullizëm, vështirësi në mësim, etj.)
• Aktivizimi i Këshillit Drejtues KP,KN
•Organizimi i garave shkollore, ditëve të hapura dhe aktiviteteve kulturore,kurrikulare dhe jasht kurrikulare
• Bashkëpunim me DKA-në, MASHT dhe organizata të shoqërisë civile për trajnime me certifikim zyrtar.
• Krijimi i një klime profesionale ku mësimdhënësit ndajnë përvoja, reflektojnë dhe rrisin cilësinë e mësimit.
•Formimi i Aktiveve Profesionle té ndara në Fusha Kurrikulare!
•Formimi i Keshillave të Klasave
•Vlersimi i mbrendéshëm i shkollës çdo vit.
•Fillimi për Vlersimin e Mësimdhënësve për Rilicencim
• Për tri vite radhazi, SHFMU “Migjeni” është renditur në vendin e parë në nivel komunal në Testin e Arritshmërisë, duke dëshmuar cilësinë e lartë të mësimdhënies dhe përkushtimin e stafit të mësimdhënésve.
•Çmimi nga organizata GIZ: “Shkollë me Mjedis Miqësor dhe jo-Abuzues”
• Për tri vite me radhë, shkolla është shpërblyer nga GIZ si një nga shkollat më të përkushtuara në krijimin e një ambienti të sigurt, përfshirës dhe mbështetës për nxënësit.
• Kjo pasqyron përkushtimin institucional për mirëqenie, respekt, barazi dhe mbrojtje të të drejtave të fëmijëve në shkollë.
•Bashkëpunim të mirë me Dka/Vushtrri për realizimin e kërkesave vjetorë menaxhimin e buxhetit,realizimin e kerkesave..

Sa duhet të jetë vlera e koeficientit të pagave sipas jush?

Vlera e koficientit për momentin është 6.7. Një koeficient më i lartë, jo vetëm që do të ishte motivues për drejtuesit aktual, por edhe do të nxiste cilësi dhe konkurrencë në përzgjedhjen e drejtuesve të ardhshëm të shkollave.

Për fund, mesazhi juaj për Ministrinë e Arsimit?

Kërkojmë nga Ministria e Arsimit që të rritet koeficienti i pagës për drejtorët e shkollave, duke i dhënë kështu një vlerësim më të drejtë dhe të arsyeshëm për përgjegjësinë dhe punën që ata zhvillojnë çdo ditë për zhvillimin e sistemit arsimor të Kosovës.

Poashtu të bëhet rishikimi i rregullores për mandatin e Drejtorve dhe zv.drejtorve.

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara