E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

INTERVISTË| Vlora Kozhani: Mburrem që mbaj mbi supe titullin e mësimdhënëses

- Advertisement1-

Vjen nga një familje që një jetë i ka dedikuar arsimit shqip. Ka ndjekur hapat e babait të saj që ishte mësues, dhe tashmë është dhe vet një mësuese e dalluar. Fjala është për Vlora Kozhani-Tolaj e cila prej një dekade punon në shkollën “Hasan Prishtina” në kryeqytet.

Albanain Education (www.kidsofkosova.net) ka zhvilluar një intervistë me mësuese Vlorën e cila tregon si ishte ndjerë kur për herë të parë kishte kapur ditarin në dorë, rrëfen një ngjarje që i ka ndodhur me nxënësit deri më tani që do ta kujton çdo herë, si dhet flet për rritjen e pagave me Ligjin e ri të Pagave si dhe jep mendimin e saj nëse duhet të testohen apo jo mësimdhënësit.

- Advertisement -

Lexoni të plotë intervistën me mësuesen, Vlora Kozhani-Tolaj:

Një CV e shkurtër e juaja, ku jepni mësim, në cilën shkollë, sa keni përvojë?

Vlora Kozhani Tolaj, e lindur në Lipjan, jetoj dhe veproj në Prishtinë. Fillet e mia si mësimdhënëse i nisa në vendin e lindjes, Ribar i madh, shkolla “Kadri Beba”, ku edhe kisha mbaruar shkollimin fillor. Në po këtë shkollë, punoi si mësues klasor edhe babi im Elmi Kozhani deri në pension, poashtu edhe xhaxhai im i ndjerë Sabri Kozhani. Më pas kam punuar në shkollën fillore “Emin Duraku”, për të vazhduar tej në disa institucione private, kurse tani, thuajse dhjetë vjet punoj në një nga shkollat më të mira në kryqytet “Hasan Prishtina”.

Do të na thuash për fillimin e punës si mësimdhënës? Si e kujtoni kur keni kapur ditarin për herë të parë?

Fillet e para si mësimdhënëse i mbaj mend qartë, dhe i ruaj si kujtimet më të çiltra në jetën time. Fillimisht, nisa punën krahas babit tim, dhe mendoja se a do ja dilja të kem këtë lirshmëri dhe vendimmarrje si i ati, më dukej se asnjëherë s’do ja dal t’i menaxhoj gjërat sikur im atë. Por ja ku jemi! Gjërat rrodhën për së mbari, dhe sot babi im është i kënaqur me mua, e mbi të gjitha nxënësit e mi që janë edhe motivi im. Po ashtu, më falte tejmase emocion fjala “arsimtare”, e sot e asaj dite mbaj mbi supe me përgjegjësi dhe mburrje këtë titull kaq fisnik.

- Advertisement -rrrrrrr

Mund të na veçoni ndonjë ngjarje nga koha e punës suaj si mësuese që nuk e harroni sa jeni gjallë?

Ka shumë ngjarje që të nguliten në mendje, e më pas cdo gjeneratë të lë një shije të kohës, por për mësimdhënësit janë ngjarje të shënuara arritjet e nxënësve, kur vetë ti si mësimdhënës i ke zbulur si talentë. Përmenda më lart që ka shumë, por së fundi në këtë “7-Mars” nxënësit patën detyrë të përshkruanin mësimdhënësin ideal të tyre, dhe në shkrimet e tyre isha edhe unë si mësimdhënësja që përmbushtte nevojat dhe kërkesat e nxënësve, dhe padyshim ky është edhe qëllimi im, t’i mësoj, udhëzoj, motivoj, por edhe të gëzojmë respekt dhe dashamirësi për njëri-tjetrin.

Sa jeni e kënaqur me rritjen e pagave me ligjin e ri?

Nuk jam e kënaqur. Mezi ja dilet në kry me një pagë të tillë, duke menduar vetëm shportën familjare, e lëri më të tjerat. Këtu shtoj që mësimdhënësit i duhet që nga kjo pagë e vetja, të shpenzojë edhe për profesionin e mësimdhënies. Cdo mësimdhënës duhet në mënyrë private të blejë llaptopin për t’i realizuar kërkesat e kohës për mësimdhënie, i duhet të blejë materiale të tjera shpenzuese, nëse nxënësit duhet të shkojnë për të garuar diku, mësimdhënësit përcjellës i bien shpenzimet e rrugës, jam përballë personalisht me këto. E cili punëkryes i cilitdo institucion publik merr përsipër shpenzime të tilla, këtë e bëjnë vetëm mësimdhënësit. Po ashtu, shtoj ditët e vikendit që angazhohemi me trajnime, gara, udhëtime me nxënës, për nxënës, dhe asnjëherë nuk paguhemi asnjë qindarkë.

A duhet të testohen mësimdhënësit?

Mësimdhënësit janë testuar, e provuar gjatë studimeve, por të avancohen profesionalisht, të ketë njerëz kush t’i trajnojë, të ketë profesionistë të specializuar që dinë të vlerësojnë dikë,  të ketë sistemim të qartë, të punësohen mëritorët. Para se të vijmë te një vlerësim në formë testimi, duhet urgjent të rregullohen këto probleme të tjera, e nëse rregullohen këto, unë jam shumë e kënaqur po të vlerësohem, dhe atë vlerësim do e pranoja me ballë hapur.

Për fund, sa do të ishte paga ideale që meritojnë mësimdhënësit?

Një pagë që të ofron një mirëqenie, që mund ta kesh një shtëpi normale, ta kesh një makinë funksionale, të kesh një frigorifer të mbushur me gjëra esenciale për tërë muajin, një pagë që ta garanton një pushim në vit, pa drojen që s’të del për kafshatë goje, një pagë që të mbes një kursim i vogël nëse një familjar e ke të sëmurë, dhe mund t’i mbulosh shpenzimet e paplanifikuara,një pagë që nuk të detyron të kërkosh edhe një punë shtesë,  një pagë që thjesht ja kthen njëriut-mësimdhënësit dinjitetin e nëpërkëmbur.

 

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

VENDIMI: 19 bursa në vlerë 1 mijë euro për studentët e Shqipërisë që studiojnë në Kosovë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për ndarjen e...

Shkolla “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, shembull i bukurisë dhe kreativitetit për 28 Nëntor

Shkolla “Pjetër Bogdani” në Prishtinë është shndërruar në një shembull të bukurisë dhe kreativitetit. Çdo...

Pensionohet profesori Bahri Hajredini nga Mitrovica

Profesori Bahri Hajredini, një figurë e nderuar dhe udhëheqës i shumë brezave nxënësish, del...

Shkolla “Mid’hat Frashëri” në Krajk të Hasit feston në mënyrë madhështore 28 Nëntorin

Fëmijët e klasës përgatitore të SHFMU "Mid'hat Frashëri" Krajk -Has me edukatoret e tyre...