E hënë, 11 Nëntor, 2024

INTERVISTË| Shpresa Gashi, drejtoreshë e shkollës “7 Marsi” në Prishtinë: Më 1989 e mora për herë të parë ditarin në dorë  – një emocion që s’do ta harrojë kurrë

- Advertisement1-

Qe 34 vite jep kontribut të çmuar në edukimin e brezave në arsimin shqip. Ishte viti i largët 1989 kur e mori ditarin për herë të parë në dorë si arsimtare, kurse vazhdon edhe sot angazhimin, por në një pozitë tjetër.

Fjala është për Shpresa Gashi, drejtoreshën e shkollës “7 Marsi” në Prishtinë, e cila është në mandatin e saj të dytë.

- Advertisement -

Drejtoresha Shpresa në një intervistë dhënë për AlbanianEducation.net flet për shkollën që udhëheq, ndan rrëfime me nxënësit e kolegët, poashtu jep një mendim për pagat, si dhe ka një mesazh për prindërit e nxënësit.

Një CV e shkurtër e juaja?

Kam të përfunduar Fakultetin e Shkencave Matematikore, drejtimi Biologji, kurse master poashtu biologji (ekologji dhe mbrojtje).

Punën në arsim e kam nisur në vitin 1989 si arsimtare ku kam punuar për 14 vite, konkretisht deri në vitin 2004. Më pas jam emëruar zëvendësdrejtoreshë në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë për dy mandate, pastaj drejtoreshë në shkollën fillore “7 Marsi” në Prishtinë për 6 vite, dhe prej muajit gusht të këtij viti po e ushtroj mandatin e dytë si drejtoreshë në këtë shkollë.

Sa nxënës dhe mësimdhënës ka shkolla “7 Marsi” në Prishtinë?

Shkolla jonë ka gjithsej 479 nxënës, 29 mësimdhënës dhe psikologun e shkollës. Janë 20 paralele, dy parashkollor, dhjetë paralele fillor dhe tetë paralele cikli lëndor.

- Advertisement -rrrrrrr

A mund të na tregoni për lexuesit tanë se çfarë ndjenje ka qenë kur e keni kapur ditarin për herë të parë në dorë?

Për herë të parë ditarin e kam kapur në vitin 1989 në gjimnazin ku sot mban emrin “Sami Frashëri” në Prishtinë, ora e dytë mësimore, mësimi praktik, dhe e kujtoj me shumë nostalgji atë moment çdo herë.
Ishte një emocion i veçantë që të dilja para 30 nxënësve të shkollës së mesme, me i përshëndet dhe me shkruajtur orën e parë në ditarë.

Ju kam thënë kjo është ora e parë për mua si arsimtare, uroj që të kalojmë shumë mirë, dhe se unë do të mësoj shumë gjëra nga ju. Një emocion që nuk do ta harrojë kurrë, që do të ngelet në kujtesën time.

A mund ta veçoni një moment që ju e kujtoni çdo herë me nxënësit?

Në vitin 2007 ishte mbajtur për herë të parë festivali i “Zërave të rinj”, me mbështetje të dy kryeministrave, të Kosovës dhe Shqipërisë, një organizim i përbashkët që ishte i pari pasluftës dhe ishte diçka shumë emocionale. Në këtë festival zbuloheshin nxënësit talentë, dhe nxënësit janë shpërbly me vend të parë.

Po një kujtim me kolegët mësimdhënës?

Do të përmendja vitet e 90-ta ku mësimdhënësit kanë qëndruar stoikisht ndaj pushtuesit serb të cilit i kanë bërë rezistencë aktive dhe në këtë mënyrë e kanë mbrojtur shtetësinë e Kosovës.

Nuk kishte paga, por ishin të gjithë unifikues dhe bashkë mundësuan që të mbahet gjallë arsimi shqip, dhe ia dolëm të gjithë që të ndalojmë mbylljen e shkollave nga pushtuesi serb.

Ju sot ushtroni pozitën e drejtoreshës së shkollës, sa është e vështirë të menaxhohet, na flisni pak?

Sigurisht është një përgjegjësi e madhe, por edhe ndjenjë e veçantë zhvillimi jetësor i shumë brezave që në të ardhmen bëhen pjesë e strukturave të shoqërisë dhe institucioneve shtetërore për të çuar proceset përpara në vend.

Arsimimi i gjeneratave është një mision i shenjtë, është borxh ndaj shtetit, kombit, vetës dhe shoqërisë.

Një çështje që diskutohet vazhdimisht është ajo e pagave. Sa jeni të kënaqur me pagat aktuale në arsim? Mësimdhënësit a meritojnë paga më të dinjitetshme?

Duke parë rritjen e çmimeve, pagat në arsim nuk janë të mjaftueshme, është bërë një ngritje, është motivim se do të ketë sërish ngritje të pagave, sigurisht në bazë të mundësive buxhetore të shtetit.

Vlen të theksohet se të gjithë kuadrot e lamive tjera dalin nga arsimi, andaj mësimdhënësit meritojnë paga më shumë, por besoj se gradualisht do të ketë rritje sërish që mësuesit të jenë të motivuar.

Për fund, cili është mesazhi juaj për nxënësit dhe prindërit?

Mesazhi im për prindërit është që të bashkohen me shkollën, për të ndihmuar dhe koontribuar në zhvillimin psikosocial të nxënësve dhe në ngritjen e cilësisë në arsim.

Duhet të ekzistojë trekëndëshi prindër-shkolla-nxënësit që të arrihen synimet optimiale për nxënësit. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Erdajt Sopjani zë vendin e parë garën për teknologji të mbajtur në Austri

Erdajt Sopjani në garën me mbi 300 pjesëmarrës nga e gjithë bota, po ashtu...

Kryeministri Kurti: Studentët dhe mësimdhënësit më të zotë i kemi në diasporë

Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur një takim me mërgimtarët në Frankfurt të Gjermanisë ku...

Rrahman Jasharaj: Do të kemi mbyllje të shkollave

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka kërkuar nga Ministria e...

Raporti i ekspertëve për tekstet shkollore – Si dyshohet që u keqpërdorën 6.3 milionë euro?

Raporti i dalë nga puna e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të...