E shtunë, 21 Shtator, 2024

INTERVISTË | Remzi Bajslemani, drejtor i Arsimit në Suharekë: Mësimdhënësit janë të gjithë të kualifikuar – infrastrukturën shkollore e kemi në nivelin më të mirë

- Advertisement1-

Nga viti 1991/92 është pjesë e pandashme e sistemit arsimor. Është master i shkencave të biologjisë, ku karrierën në arsimin shqip e nisi si arsimtar i biologjisë, më pas vazhdoi si drejtor shkolle për mbi 10 vite.

Në vitin 2018 u shpall drejtori më i mirë në Kosovë, kurse nga viti 2020 mban pozitën e drejtorit të Arsimit në komunën e Suharekës. Fjala është për Remzi Bajselmani, i cili në një intervistë për AlbanianEducation.net flet për punën si drejtor i DKA-së në Suharekë, për gjendjen e shkollave në këtë komunë, sukseset e sfidat, poashtu jep mendimin nëse duhet apo jo të testohen mësimdhënësit, për vlerën e koeficientit të pagave, e tema të tjera.

- Advertisement -

 Lexoni të plotë intervistën me Remzi Bajselmani dhënë për AlbanianEducation.net

Së pari një CV e shkurtër e juaja që të ju njohin më shumë lexuesit tonë?

Jam i diplomuar: master i shkencave të biologjisë, drejtimi arsimor. I punësuar në vitin shkollor 1991/92. Si arsimtar i biologjisë me rezultate të mira dhe i vlerësuar, si i dalluar deri në vitin 2009. Më 2009 jam zgjedhur drejtor shkolle deri më 2020, drejtor i dalluar jam zgjedhur dy herë, një herë nga komua më 2012 dhe një herë nga Ministria e Arsimit në vitin 2018.

Në maj të vitit 2020 jam emëruar drejtor i Arsimit në Suharekë, ku edhe tani vazhdoj. Në vitin 2022, Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë është vlerësuar më përformancën më të mirë në Kosovë.

Sa është numri i nxënësve në përgjithësi në shkollat e Suharekës dhe sa i mësimdhënësve (a ka mungesë të këtyre të fundit)?

Numëri i nxënësve në këtë vit është 8790, punëtor në arsim janë 1013. Mësimdhënësit janë të gjithë të kualifikuar dhe deri më tani Suhareka ka kuadro mjaftueshëm të kualifikuar.

Si është gjendja infrastrukturore në shkollat e komunës tuaj. Sa janë rinovuar e ndërtuar e sa pritet të rinovohen e ndërtohen?

- Advertisement -rrrrrrr

Infrastruktura në shkollat e Suharekës është në nivelin më të mirë , me objekte moderne dhe kushte shumë të mira për punë, shumica janë objekte të reja, pritet të intervenohet edhe në dy shkolla: në Maçitevë dhe në Nëpërbisht.

Në shumë komuna po mbyllen shkollat për shkak të numrit të vogël të nxënësve. A është mbyllur ndonjë në komunën tuaj, apo rrezikon të mbyllet? Nëse po, na tregoni konkretisht sa, dhe në cilat fshatra?

Edhe në komunën tonë këtë vit shkollor janë mbyllur 3 paralele të ndara: në Dolloc, në Stravuqinë dhe në Vërshec: nxënësit barten me trasnport të siguruar nga komuna, edhe stafi është sistemuar në shkollat amë.

Cilat janë tre projektet që vlen t’i përmendni më shumë të cilat i keni realizuar deri tani, dhe cilat janë planet që keni për të çuar tutje para arsimin në Suharekë?

Ka plot të arritura dhe rezultate gjatë viteve të fundit por po veçoj: hapja e drejtimeve të mjeksisë në IAAP “Avdyl Ramaj”, furnizimi i të gjitha shkollave me mjete didaktike, laborator dhe kabinete të informatikës. Hapja e çerdheve në zona rurale në 7 fsharta më të mëdhenjë dhe përfshirja e fëmijëve në edukimin parafillor!

Plani: vlerësimi i përformancës së shkollave dhe i mësimdhënësve në koordinim më inspektoriatin e arsimit, ngritja e cilësisë dhe procesi i digjitalizimit të gjitha shkollave!

Të gjitha këto rezultate janë arritur falë përkrahjes së madhe të kryetarit të komunës, Bali Muharremaj.

Një temë që çdo herë çon pluhur është ajo e testimit apo jo të mësimdhënësve. Cili është mendimi juaj për këtë?

Mendoj që mësimdhënësit duhet në vazhdimësi të testohen dhe të jenë në hap me kohën, jam pro testimit!

SBASHK së fundmi ka thënë se do kërkojnë nga deputetët të bëhet vlera e koeficientit 130 euro. Sa duhet të jetë sipas jush?

Mendoj që paga duhet të jetë e dinjitetshme, por të ketë edhe përgjëgjësi në punë, SBASHK, nuk ka bërë asgjë për mësimdhënësit, shumë herë janë mashtruar nga partitë pokitike! Paga duhet të jetë në bazë të nivelit të rajonit nga 800-1000 euro.

Sa keni mbështetje nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci? A keni ndonjë mesazh për të?

Ne jemi të mësuar me e respektu hierarkin institucionale. Me ministren kemi raporte të mira, por si duket ka angazhime të shumta dhe pak ndanë kohë të ju kushtohet DKA-ve veçmas. Ka disa projekte që shumë marrin kohë deri në realizim!

Për fund, cili është mesazhi juaj për mësimdhënësit dhe drejtorët e komunës së Suharekës?

Të jenë të përkushtuar në punë në respektimin e orarit, rregullave, Udhëzimeve Administrative dhe ligjeve. Puna e mësimdhënësve është mision i shenjtë. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....