E diel, 24 Nëntor, 2024

INTERVISTË| Psikologia Mirjeta Pestisha: Përdorimi i videolojërave para moshës 7 vjeçare  ndikon negativisht në zhvillimin e trurit

- Advertisement1-

Përdorimi i tepërt i telefonit nga fëmijët është një problematikë që shqetëson jashtëzakonisht shumë prindërit ditët e sotme.

Psikologia Mirjeta Pestisha në një intervistë dhënë për “Kids of Kosova” që publikohet edhe në faqen e Facebookut të “Albanin Education Today” –  thotë se përdorimi i videolojërave para moshës 7 vjeçare  ndikon negativisht në zhvillimin e trurit, andaj bën thirrje që prindërit të shmangin fëmijëve të tyre shikimin e tepërt të telefonit dhe televiziorit.

- Advertisement -

Psikologia Pestisha flet edhe për atë se si duhet të sillen prindërit me fëmijët e tyre, kur duhet t’i dërgojnë te psikologët, poashtu flet për domosdoshmërinë që në shkollat e Kosovës të ketë psikolog, si dhe për dhunën në shkolla që është një dukuri tejet shqetësuese.

Lexoni intervistën e plotë:

Si duhet të sillen prindërit me fëmijet e tyre?

Prindi është faktorë kyç në rritjen edukimin edhe zhvillimin e fëmijëve, jeta dinamike po shtohet cdo dite, fëmijët po rriten me modele të ndryshme të prinderimit, asnjë llojë i prinderimit nuk mund të themi që është 100% efektiv tek femijet, mirëpo kemi prinderim me efikas dhe më pak efikas. Prinderit duhet të kenë parasysh diciplinen që përdorin çdo ditë, e cila padyshim që duhet të ofrojë, dashuri, mbështetje, kujdes për fëmijët. Ajo që i bën fëmijët të ndihen mirë është të jenë të pranushëm, të dashur dhe të fuqishem. Fëmijët duhet respektuar andaj bisedoni me ta, fëmijët duhet të jenë të motivuar andaj vëreni aftësitë e tyre dhe ndihmoni që të jenë superior. Mos krahasoni fëmijët tuaj me fëmijët e tjerë, mos përdorni dhunë, në mënyrë që fëmiu të mos ketë model të tillë në jetën e tij, vendosni kufit tuaj si prind dhe mos keni frikë të jesh prind, leni fëmijët e pavarur sepse varësia e tepërt po i dëmton ata. Shmangni telefonin dhe televizorin në çdo rrethanë, neuronet e tyre mund të zhvillohen në çdo mënyrë tjetër, ndërsa në raste të përdorimit të mjeteve teknologjike ato po vdesin.

Kur duhet prindërit të dërgojnë fëmijet tek psikologët?

Prindërit duhet të jetë vigjilente në çdo fazë të zhvillimit të fëmijëve, secila fazë mund të ndryshon në varsi të fëmiut. Nëse prindi vëren ndonjë ngecje në ndonjë fazë tek fëmijët, është e rrugës që të konsultohet me profesionist të fushës. Intervenimi i hershëm në çfarëdo problematike është me lehtë i kalushëm. Problemet më të shumta që prinderit po i vrejnë tek fëmijët janë: komunikimi i varfër apo i çrregullt, mungesa e vemendjës dhe përqendrim, sjellje refuzuese etj.

- Advertisement -rrrrrrr

Si ndikojnë video-lojërat në zhvillimin psikosocial tek fëmijët?

Duke pasur parasysh që prania e teknologjisë në të vertetë është duke konsumuar kohën produktive tek fëmijët dhe teknologjia ka filluar të jetë varësi për fëmijët, pjesë të madhe të kohës fëmijët po kalojnë me video lojra. Kur video lodrat përdorën para moshes 7-vjeç  ndikojnë negativisht në zhvillimin e trurit, kështu duke humbur aftësi për tu përqendruar, për të qenë të vëmendshem, gjithashtu ndikon drejtëpërdrejtë edhe në dëmtimin e kujtesës. Një ndikim negativ nga video lojërat është edhe tek ana sociale, një fëmijë që luan lojëra elektronike fillon e vetëmbyllet, bëhet jo social, preferon vetminë dhe izolimin, fëmiu fillon e mendon në të shumtën e rasteve për lojrat e tij. Këta faktor, e bëjnë që të tërhiqet nga aktivitetet dhe jeta sociale. Tek fëmijët që luajnë video lojra më shumë se 30 minuta ne ditet shihet se ata hyjnë në një botë jo reale keshtu duke bërë sjellje të cilat i imitojnë në video lojra

A duhet të shtohet numri i psikologëve në shkollat e Kosovës?

Në të vertetë roli i psikologeve në institucionet arsimore është më i nevojësh se asnjëherë më parë, duke pasur parasysh që pandemia ka lënë pasoja tek çdo person, këto pasoja janë të theksuara edhe tek fëmijët.

Fëmijët po përballen me një padëshirë të theksuar për të shkruar në shkollë, mungesë motive dhe interesimi, ku nga këto fëmijët po shfaqin sjellje, dhe nivel të ulët në mësim.

Një problem tjetër jo i vogël është dhuna në shkolla. Si duhet të menaxhohet apo zvogëlohet kjo dukuri që rrezikon jetën e nxënësëve?

Dhuna në shkolla një femomen jo i rallë në vendin tonë, ku dita ditës po ka rritje të numrit të raportuar për dhunen ne shkollë duke filluar nga ajo fizike, seksuale dhe psiqike e cila eshte shume e shpesht po jo edhe shume e raportuar. Faktorët të cilet po nxisin dhunën në shkolla janë faktorët socio-ekonomik, jeta e nxënsëve jashtë dhe mbrenda shkollës, rritja dhe familja e fëmijëve, ndryshimi i kulturave. Secili llojë i dhunës len pasoja serioze tek nxënesit në shëndetin mental dhe fizik të nxënësit. Ku  janë të  lidhur me zhvillimin e ngadalshëm të shkathtësive sociale, depresionin, ankthin,sjelljen agresive dhe mungesën e empatis ose kujdesin për të tjerët. Për parandalimin e dhunës duhet të krijohet një strategji tjeter e funksionimit ne shkolla, duke filluar se pare nga profesoret, ku duhet të ndryshohet qasja, se pari ata të mos jenë model i dhunes e sidomos asaj psiqike, të identifikohet rastet të cilat mund të shqafin dhune nga faktoret e jashtëm. Të ketë lëndë apo projekte të cilat tregojnë strategji për zgjedhjen e problemeve pa dhunë. Të këtë projekete rreth bullizmit dhe ndikimi i tyre etj. /Kidsofkosova – Albanian Eduacation Today/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec: Puna jonë një mision fisnik, MASHT t’i thotë ‘PO’ kërkesave tona

Gazetona Online që merret ekskluzivisht me fushën e arsimit, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...