E premte, 20 Shtator, 2024

INTERVISTË| Profesori Beqir Letaj: Dalja në pension më emocionoi shumë, nuk mund t’i frenoja lotët kur u ndava me nxënësit

- Advertisement1-

Ditë më parë doli në pension profesori nga Prizreni, Beqir Letaj, i cili një jetë të tërë ia kushtoi arsimit, duke dhënë kontribut në edukimin e gjeneratave të shumta në këtë komunë.

Albanian Education ka realizuar një intervistë me profesorin Letaj me të cilin ka biseduar për pensionimin, për si e kujton kohën kur ka filluar punën si mësues, për përvojat e tij të veçanta me nxënës e kolegë, si dhe për tema tjera.

- Advertisement -

Lexoni të plotë intervistën me profesorin në pension, Beqir Letaj dhënë për Albanian Education:

Profesor dolën në pension ditë më parë. Na përshkruani me pak fjalë si u ndjet dhe sigurisht një CV të shkurtër tuajën?

Natyrisht se isha shumë i emocionuar. Sidomos ndarja me nxënësit në paralelet e gjimnazit në Gjonaj dhe Romajë më bëri që të mos t’i frenoja lotët. Unë po leja prapa një epokë shumë dinamike dhe me plot sfida.

Biografia ime e shkurtur:

Jami i lindur  me 4 mars 1958 në fshatin Lukinaj të Hasit të Prizrenit. Tetë  klasë të fillorës i kam kryer në shkollën  fillore “Bajram Curri” në Romajë. Në vitin shkollor 1973/74 u regjistrova në gjimnaz, ku dy vite i kreva në Zym dhe dy në Prizren. Gjimnazin  e përfundova në vitin shkollr 1976/77. Për shkak të kushteve ekonomike, Fakultetin filozofik-dega Histori e regjistrova si student me korrospondencë në Prishtinë. Të njëjtin vit u punësova në shkollën fillore ”Bajram Curri” në Romajë si gjimnazist por me plot entuziëm dhe elan për punë. Fillmisht punova  në Lugishtë të Hasit (një muaj e gjysmë) dhe pastaj tri vite në Romajë. Në vitin 1980 nuk mu vazhdua kontrata u punës dhe unë i përcolla ligjeratat në fakultet. Në nëntor të vitit 1982, si apsolvent u punësova përsëri në Romajë_ e Lugishtë dhe pa ndërprerje vazhdova me këtë profesion deri në pension. Në fakultet u diplomova më 30 qershor 1983 te profesoresha Emine Bakalli.

- Advertisement -rrrrrrr

Do të na thuash për fillimin e punës si mësimdhënës? Si e kujtoni kur keni kapur ditarin për herë të parë?

Po, siç thash më lartë sa përfundova gjimnazin në maj të vitit 1977, në shtator të atij viti fillova punën si mesimdhënës. Ndonëse isha pranuar në Romajë  si mësues i  klasës së IV, drejtori i atëhershëm, z.Isa Morina që fatmirsisht ende është me shëndet të mirë, më dërgoi për të punuar në Lugishtë (Lubizhdë e Hasit) për të dhënë lëndët fizikë dhe BAT. Kolegët në Lugishtë më pritën mjaftë mirë.  E kujutoj orën e parë në klasën e tetë. Nxënësit e klasave të VIII-ta ishin 5 vite më të rinjë se unë. Natyrish se isha entuziast por edhe nga pak edhe  kisha tremë se a do i kryeja detyrat më përgjegjësi. Pas një muaji a dy u ktheva në Romajë dhe aty kam punuar deri në vitin 1990. Rreth 13 vite të punës sime në Romajë për mua janë të paharushme. Kam dhënë mësim në lëndë të ndryshme, si: gjuhë frënge, histori, gjeografi, muzikë, gjuhë shqipe e çka tjetër, deri sa u diplomova dhe  u profilizova. Në vitet shkollore 1987/88 dhe 1988/89 kam punuar si mesimdhënës historie në Romajë dhe Kushnin të Hasit. Ndërsa në vitin shkollor 1990 fillova punën si professor  i historisë për 12 orë në Zym dhe në Prizren. Nga viti 1993 punova në Prizren. Nga vit 2009-2016 kreva detyrën e zëvendësdrejtorit në gjimnazin  “Gjon Buzuku”. Tri-katër vitet e fundit punova në Gjonaj dhe Romajë.

Mund të na veçoni ndonjë ngjarje me nxënësit nga koha e punës suaj si mësues që nuk do ta harroni kurrë?

Po të kish hapësirë do të shkruaja  një vëllim  kuktimesh me nxënës. Krahas punës si mesimdhënës, detyra ime dhe kolegëve ishte  edhe si t’i bindnim prindërit që vajzat t’i dërgonin në shkollë të mesme.

Po i veçoj dy kujtime nga shkolla e Romajës: Një nxënëse jashtëzakonisht e zgjuar me emrin Farie, për mua më e mira ndër gjenerata, një ditë më thotë, po e citoj: ”Unë shok mësues nuk guxoj të mësoj në shtëpi. Baba më ka thanë se ti duhet me ba xherxhef (xherxhefi ishte një mjet ku qendisëshin marhamat për nuse). Por, Faria gjithmonë kur dikush nuk ngriste dorën, ajo ngritej dhe jepte përgjigje. Bile dinte të më korrigjonte në leximin e  teksteve në frengisht. Dhe, mjerisht ajo nuk u shkollua, u martua dhe vdiç fare e re.

Një rast tjetër ishte me gjashtë vajza po të Romajës, të gjitha të shkëlqyeshme. Kur prfundohej klasa e VIII, zakonisht  nxënësit organizonin njëfar banketi. Dhe, në momentin e ndarjes, nxënëset filuan të qanin. Për ne, thonin ato po fillon jeta në burg. Djemtë shkojnë në shkolla të mesme apo në gurbet, ndërsa  ne do të mbyllemi në shtëpi. Atë kohë nuk kishin guximin të deklaronin se do të përgatiteshin në nusërim.

Po t’i evokoja kujtimet me nxënësit në gjimnazit, intervista do të dilte e stërzgkjatur. Por, do e kujtoj edhe një ngjarje të vitit shkollor 1991/92, mbase? Punonim në kushtet e shtëpive shkollë [në lagjen Hoçamahallë të Prizrenit. Atë kohë, ime shoqe kishte probleme shëndetësore dhe duheshin barna. Një klasë (II 1) që kishte mbi 22 të shkëlqyeshëm  kishin vendosur të mlidhnin para për të më ndihmuar në shërimin e shoqës sime. Parat në dinaret e atëhershëm jugosllav ishin në vlerë të 20 markave dhe i kishin futur në një kuvertë. Njëra nga ato (Shqipe Gashi dhe Jeta Kiseri mbase, më thonë: ”Profesor, kemi me të thënë diçka. Ne e dijmë se ti do të na kundërshtosh, por nëse  ju e bëni këtë, ne komplet klasa do ta bojkotojmë orën e mësimit”. Natyrisht,  unë mbeta i habitur dhe  gojëhapur  dhe nuk munda t’i refuzoja ato para. Për të qenë i hapur i tregova drejtorit (Bibë Dulaj dhe kolegëve tjerë që ishin në sallë të arsimtarëve që të mos më akuzonion për keqpëprdorim detyre.

Po, ndonjë histori të veçantë me kolegët tuaj?

Kamk shumë kijtime, por do e veçoja vetëm udhtimet që i bënim në këmbë nga Prizreni deri në Zym me Shefqet Çollakun, Muhamet Çollakun dhe Balë Kajzogaj. Udhëtonim natën në këmbë 18 kilometra dhe flinim te profesor Muhamet Çollaku në Zym.

Ç’dallim është të jesh sot mësues nga koha kur keni filluar ju?

Ka shumë dallime, mësuesit në vitet e 80-ta,90-ta na konsideronin si yje që ndriçojnë. Nxënëst, ndonëse me mungesë tekstesh, sidomos në vitet e 90, mësonion me përkushtim. Në mungesë tekstesh, mësimet e historisë i shtypnim me makinë shkrimi, ua jipja nxënsëve dhe ata i fotokopjonin. E di që ka qindëra e qindëra  ish-nxënës që kanë përfunduar gjimnazin në kushtet e shtëpi-shkollë dhe tashë janë kuadro me profile akademike. Kjo nuk do të thotë se tash nxënësit nuk e respektojnë profesorin, por janë një mori rrethanash që ka rënë cilisësia në mesimnxënje.

Një pyetje që po vazhdon të mbetet aktuale në ditët e sotme është nëse duhet të testohen mësimdhënësit. Ç’mendim keni ju për këtë?

Jo, jam kundër, arsyeja se kam fikë se ata që i testojnë eventualishtë janë  më pakë të ditur se ata që do të testoheshin.

Për fund, mesazhi juaj për ish-nxënësit, kolegët dhe për ministren Arbërie Nagavci?

Profesioni i mësimdhënësit gjithmonë është profesion dhe mision, në çdo rrethanë. Për kolegët që vazhdojnë të punojnë si mësimdhënës kam një porosi, kurrë mos u ndalëni së rreshturi në kërkesat tuaja për pagë të dinijitetëshme, por  kurrë në klasë mos hezitoni të jepni maksimumin në mësimdhënje dhe edukim. Puna e juaj kurrë nuk mund të vlerësohet ma para.

Për Qeverinë e Kosovës kam një porosi, investoni pa rreshtur në arsim, sepse keni investuar në ardhmërinë e Kosovës. /Albanian Education

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

“Prindi 1”, “Prindi 2”, në vend nëna dhe babai, Komuna e Prishtinës del me sqarim pas reagimeve të shumta

Të martën një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë ka shkaktuar reagime të...