INTERVISTË| Profesoresha Arjeta Beqiri-Hyseni: Punën e sakrificën e mësuesit s’ka pagë që mund ta paguaj

- Advertisement -

Profesoresha Arjeta Beqiri-Hyseni, magjistre dhe specialiste e kimisë, ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në arsim, përkundër sfidave dhe realitetit arsimor në vendin tonë. Profesoresha Arjeta në një intervistë për Gazetën Online AlbanianEducation.net që i dedikohet fushës së arsimit, ndan rrugëtimin e saj profesional, përvojat e paharrueshme me nxënësit e kolegët, poashtu flet për çështjen e pagave, dhe ka një mesazh të fortë dhe për Ministrinë e Arsimit.

- paragrafi 1 -

Lexoni të plotë intervistën me profesoreshën Arjeta Beqiri-Hyseni:

- Advertisement -

Një prezantim i shkurtër, CV juaj?

Jam Arjeta Beqiri Hyseni e lindur më 12.10.1988 në Pejë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i përfundova në Pejë,për të vazhduar Fakultetin e Edukimit departamenti Kimi-Biologji,e më pastaj edhe studimet Master me Specializim në Kimi. Jam nënë e tre fëmijëve dhe jetoj e veproj në Mitrovicë.

Jam një profesioniste e përkushtuar në fushën e kimisë dhe arsimit,me një karrierë të pasur që përfshinë mësimdhënien, promovimin farmaceutik dhe organizimin e aktiviteteve shkencore.Mbaj titullin Magjistër dhe Specialiste e Kimisë, të cilin e kam kurorëzuar me një përvojë të gjerë teorike dhe praktike.

- Advertisement -

Në aspektin human, shquhem si person i afërt me njerëz dhe bashkëpunuese.Me karakterizon saktësia dhe korrektësia në përgjegjësitë dhe punët që më delegohen.

Kur keni kapur ditarin për herë të parë, çfarë ndjenje ishte për ju?

Ishte viti 2013 kur për herë të parë në Mitrovicë, mora ditarin në dorë, duke qenë e ngërthyer në shumë emocione, ishte ndjenjë krenarie në të njëjtën kohë. Por shumë e vetëdijshme dhe më shumë përgjegjësi që nga atëherë për të qenë e afërt, mbështetëse e patjetër mësimdhënëse e denjë për gjenerata të reja, të ardhmen tonë.

A mund të na tregoni një rrëfim që nuk do ta harroni që ju ka ndodhur, qoftë me nxënës apo kolegë?

Po patjeter, si një pejane e ardhur në Mitrovice, momentin që fillova punën në shkollën fillore “Migjeni” në Mitrovicë, ishte sfidë në vete. Çdo gjë e re për mua, përfshirë mentalitetin, strukturën e njerëzve, punën si mësimdhënëse, ajo që vlenë të theksohet, që nga dita e parë, është se gjeta një përkrahje të jashtëzakonshme nga stafi i shkollës, që dua të theksoj që njerëzit e Mitrovicës në përgjithësi t’a japin ndjenjën e sigurisë, afërsisë e ngrohtësisë, që pak vende në Kosovë e posedojnë këtë cilësi. Kjo për mua ka qenë pjesa e cila më ka avancuar e përkrahur në çdo moment të jetës sime. E jo rastësisht nga ajo kohë e deri më tani karriera ime është në ngritje e sipër. Falë mundësisë e përkrahjes që ta jep ky vend.

Sa është e vështirë sot të jesh mësimdhënës/e?

Jo nuk e shoh si vështirësi, kur puna kryhet me përkushtim e angazhim të plotë, e çka është më e rëndësishmja kur e bënë me dëshirë, gjen vetëm kënaqësi. Të punohet me nxënës të jep energji, të frymëzon që çdo ditë e më shumë të shohësh të metat e tua, e të përmirësohesh. Përndryshe zhvillimi i hovshëm i teknologjise pak a shume e ka zbeh interesimin e nxënësve për mësime teorike, por ne jemi ata që kemi obligim që t’ua lehtësojmë rrugëtimin e tyre të dijes, përmes metodave inovative.

Sa duhet të jetë paga e një mësimdhënësi/e për të jetuar dinjitetshëm në Kosovë?

Hmm çështja e pagës është një temë në vete, për të cilën ekspertët e ekonomisë në përputhshmëri me gjendjen aktuale ekonomike. Por një gjë mund të them që punën e sakrificën e mësuesit s’ka pagë që mund ta paguaj. Është në pyetje dinjiteti, morali e vullneti jonë që punojmë për të ardhmen tonë, për aq sa ofrohet.

Jeni për testimin apo jo të mësimdhënësve?

Pse jo, nëse institucionet e larta vlerësojnë që ne duhet të testohemi për atë se çka e si punojmë, pse jo. Jam aq e ngritur profesionalisht, sa që kam kaluar në jetë e shkollim shumë testime, të cilat i kam kaluar me sukses. Nuk i druhem vlerësimit asnjëherë, përkundrazi e shoh si formë të mirë të përmirësimit tim, nëse është i nevojshëm gjithmonë e cek.

Mesazhi juaj për prindërit, por dhe MASHT-in?

Mesazhi im si mësimdhënëse por edhe si nanë, është të punojme sa më shumë me fëmijët tanë, t’i orientojmë drejt dhe sakt në profilet arsimore ku ata duan, e jo me imponim. Një mesazh për MASHTI-n të jetë çdo herë në përputhshmëri me ligjin dhe për ligjin, në çdo vendim që marrin. Të vlerësojnë mësimdhënësin në bazë të ngritjes akademike që ka.

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara