Nga viti 1998 është profesoreshë e gjuhës angleze. Profesionin e nisi në Gjilan, pastaj vazhdoi në Prishtinë, kurse nga viti 2004 e ushtron në Mitrovicë. Fjala është për profesoreshën ndër më të mirat në Kosovë, Anita Qerimi. Se është një profesoreshë e suksesshme e tregon edhe shkolla e gjuhëve të huaja “Engy Course” që e themeloi në vitin 2005 dhe sot është shkolla model jo veç në Mitrovicë ku zhvillon aktivitetin, për tërë Kosovën.
Profesoresha Anita në një intervistë dhënë për Albanian Education (albanianeducation.net) tregon në hollësi për profesionin e saj, e në veçanti për shkollën e gjuhëve të huaja “Engy Course” që e themeloi në vitin 2005, e që sot është storie suksesi, dhe tregon konkretisht se çfarë ofron ajo, dhe planet për të ardhmen.
Një CV e shkurtër e juaja që të ju njohin për fillim lexuesit tonë?
Unë jam Anita Qerimi, profesoreshë e gjuhës angleze nga viti 1998. Praktikimin e profesionit tim kam filluar fillimisht në Gjilan, Prishtinë pastaj nga viti 2004 edhe në Mitrovicë, në gjimnazin “Frang Bardhi” të Mitrovicës si dhe shkollën time “ Shkolla e Gjuhëve të Huaja ENGY” nga viti 2005 gjer më tani.
Prej më shumë se një dekade udhëheqni shkollën e Gjuhëve të huaja Engy Course. Na tregoni sa ishte i vështirë fillimi, si e filluat?
Megjithëse kjo shkollë është hapur në një qytet tërësisht të ri për mua në atë kohë, nuk ka pasur as edhe një vështërsi më të voglën në menagjim/organizim apo çfarëdo qoftë për shkak se këtë profesion e kam pasion dhe gjithmon e kam praktikuar me gjithë potencialin tim si dhe me shumë dashuri.
Çfarë ofron konkretisht sot shkolla juaj? Në cilat gjuhë mund të regjistrohen të interesuarit?
Sot shkolla jonë ofron 7 gjuhë të huaja si dhe gjuhë shqipe për të huaj: Gjuhë angleze, gjermane, frenge, turke, italiane, suedeze, kroate e poashtu jemi edhe të licensuar për përkthime nga gjuhët e lartpërmendura.
A marrin certifikta të njohura ndërkombëtarisht kandidatët që përfundojnë kurset te shkolla juaj?
Po. Për gjuhë angleze madje jemi edhe qendër e autorizuar për përgatitje/testim/ çertifikim
Jemi në dijeni se të huaj që jetojnë në Kosovë vijnë në shkollën tuaj të mësojnë Gjuhën Shqipe. Na tregoni pak më shumë për këtë?
Tanimë duket sikur të gjitha organizatat, institucionet ndërkombëtare që funksionojn në Mitrovicë e kanë të ditur faktin se jemi e vetmja shkollë private e cila tani e 18 vite ofron kurse të gjuhës shqipe për të huaj prandaj edhe drejtohen këtu. Duke filluar nga pjesëtarë amerikan të stafit tê shkollës amerikane, gjer te pjesëtarêt e KFOR-it polak, profesionistë të ndryshëm ndërkombëtar si inxhinier, arkitekt nga OJQ të ndryshme.
Cilat janë planet tuaja për dy-tre vitet e ardhshme si udhëheqëse e Engy Course?
Rritja e vazhdueshme me gjuhë të reja si dhe bashkëpunimet me institucione ndërkombëtare
me qëllim lehtësimi të arritjes së synimeve të nxënësve tanë.
Për disa vite keni dhënë mësim si profesoreshë e Gjuhës Angleze. Çfarë ndjenje është të ushtrosh profesionin më të shenjtë, dhe na rrëfe dy-tre raste që mban mend me nxënës dhe kolegë?
Paralel menagjimit të shkollës, unë vazhdoj të ligjëroj gjuhën angleze dhe këtë proces nuk do të ndërpres kurrë se pse e dua dhe e bëj me dashuri të pashterrur profesionin tim. Thjesht më
plotëson dhe pa të nuk do të ndjehesha kjo që jam.
Për fund, meszhi juaj për të gjithë ata që duan të mësojnë një gjuhë të huaj por nuk kanë vendosur ende për arsye të ndryshme?
Sa më shumë gjuhë të huaja të flasësh, aq më I formësuar e mendjehapur je! Është obligim
moral ndaj vetes në ditët e sotme të pasurosh trurin tënd me një gjuhë të re më shumë!
“ A different language is a different vision of life”! /Albanian Education