E shtunë, 22 Shkurt, 2025

INTERVISTË | Poetja Bukurie Buçpapaj: Ministria e Kulturës nuk po bën sa duhur për krijuesit shqiptarë

- Advertisement1-

 “Një komb zanafillën e kulturës e të historisë se tij e ka pikërisht tek krijuesit, shkrimtarët e historianët. Ministria e Kulturës nuk po bën sa duhet për krijuesit shqiptarë”. Kështu thotë poetja Bukurie Buçpapaj, në një intervistë për AlbanianEducation.net.

Lexoni më poshtë intervistën me poeten:

- Advertisement -

Së pari një CV e shkurtër e juaja që t’iu njohin lexuesit më shumë?

Jam Bukurie Buçpapaj, anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtare e Pegas Albania, anëtare e poeteve internacional në Shqipëri.

Jeni një krijuese shumë prodhimtare, ç’mund të na thoni për botimet tuaja të fundit?

Jam autore e pesë librave. Botimi im i fundit i titulluar “Pasthirrmë shpirti”, botuar në Tiranë, redaktuar e lekturuar nga Akademiku, Fatos Daci.

A mund të na tregoni kur filloi poezia të trokasë në shpirtin tuaj?

Poezia ka filluar të trokasë që në fëmijërinë time ku botohem në revistën e asaj kohe ‘Pionieri’. Aktualisht kam një vëllim poetik dhe po përfundoj një libër me tregime.

- Advertisement -rrrrrrr

Sa libra keni botuar dhe mund të na flisni pak për to?

Kam të botuara pesë vëllime.

Libri i parë me titull “Poezitë e Shpirtit”, do të finalizonte ëndrrën e kahmotshme poeti i njohur kosovar Agim Desku që e falënderoj nga zemra. Ishte ai që redaktoi dhe më shtyu tutje në botime të krijimeve të mia, pasi ai gjeti tek unë siç thoshte ai një krijuese në të ardhmen.

Libri i dytë  do të vijonte me botim tek Botimet “Nacional” ku redaktor ishte kushëriri im kryeredaktori i gazetës mbarëkombëtare shqiptare Mujo Buçpapaj me promovim në Tiranë, pra në sallën e gazetës Nacional, provohet në takimet Azem Shkreli, ku isha dhe finaliste mes gjithë atyre elite të ardhur nga jashtë e nga mbarë trojet shqiptare.

Vēllimi i tretë “Vrullojnë Bisqet”, redadktuar dhe lekturuar nga profesor doktor Kristaq Shabani, kandidat per çmimin ‘Nobel’ botohet në Prishtinë tek “Lena Grafik”.
Botimi i katërt me titull “Mos i vrisni ëndërrat  së bashku me librin e pestë do të botohet në “Art Grafik” me redaktor akademikun e kryeredaktorin e gazetës “Dibra” , Fatos Daci në Tiranë.

Çka po shkruani aktualisht…?

Aktualisht prozë, tregime dhe më pas do të vijoi të shkruaj romanin tim të parë.

Si një njeri i letrave shqipe, cili është mesazhi i juaj, për krijuesit shqiptarë, poetët etj…?

Mesazhi im për krijuesit është që mos të ndalen kurrë nga pena, vargu i bukur shpirtëror, dhe të sjellin për brezat që vijnë krijime se më cilësore në oazin e letrave shqipe.

Mesazhi juaj për Ministrinë e Kulturës të Kosovës por edhe të Shqipërisë?

Me këtë pyetje më keni prekur aty ku dhemb. Pak ose fare, Ministria e Kulturës nuk po bën për krijuesit shqiptarë.

Një komb zanafillën e kulturës e të historisë se tij e ka pikërisht tek ktijuesit shkrimtarët e historianët. /AlbanianEducation.net/.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Nga Rrezarta Ibrahimaga Dushi: Dhuna në shkolla nga mësimdhënësit

Dhuna në shkollë nga mësimdhënësit është një temë shumë e rëndësishme dhe delikate, e...

Mësuesja Mihrie Rama, e dëshmuar për profesionalizëm dhe inovacion në procesin mësimor

Mësuesja Mihrie Rama, e lindur më 13 korrik 1985, ka filluar rrugëtimin e saj...

INTERVISTË| Mësuesja Rrezarta Dushi: Ditën kur e kapa ditarin për herë të parë ishte pesha më e madhe e jetës time

Mësuesja Rrezarta Dushi para 15 viteve për herë të parë kapi ditarin dhe doli...