INTERVISTË| Nxënësi Nil Budima nga Peja: “Ditari im”, një udhëtim pesëvjeçar i kthyer në libër

- Advertisement -

Gazeta Online për arsim, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë të veçantë me një djalë të jashtëzakonshëm: Nil Budimën, vetëm 11 vjeç, shkrimtarin e ri në ardhje, që tashmë është autor i një libri të botuar.

- paragrafi 1 -

Nili vjen nga shkolla “Asdreni” dhe ka shkruar librin “Ditari im”, ku rrëfen me sinqeritet dhe emocion përvojat e tij nga klasa e parë deri në të pestën, përfshirë kujtime, ndjenja dhe përvoja që thotë se do t’i mban mend gjithmonë.

- Advertisement -

Ai thotë se ka pasion për shkrimin dhe dashuri për librin, ndërsa na tregon se ëndrrat nuk presin moshën për t’u bërë realitet.

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë me nxënësin Nil Budima nga Peja:

Nili, një prezantim i shkurtër, nga je, në cilën shkollë shkon?

- Advertisement -

NjëUnë jam Nil Budima, jam 11 vjeç dhe vij nga shkolla “Asdreni”.
Kam shkruar librin “Ditari im” për të treguar rrugëtimin tim nga klasa e parë deri në të pestën. Në këtë libër kam përfshirë kujtime, ndjenja dhe përvoja që dua t’i mbaj mend gjithmonë. Shpresoj që ta lexoni me kënaqësi!

Nil, çfarë të frymëzoi që të shkruaje librin tënd të parë, “Ditari im”?

Më frymëzoi dëshira për të treguar rrugëtimin tim nga klasa e parë deri në të pestën. Doja të ndaja kujtimet, përvojat dhe ndjenjat që kam përjetuar gjatë këtyre viteve, që edhe të tjerët të frymëzohen nga libri.

Si e realizove procesin e shkrimit të këtij libri? A e kishe planifikuar që në fillim? 

Gjatë çdo ore mësimi kam mbajtur shënime për atë që kemi mësuar, si jam ndier dhe si e kam kaluar ditën. Kam ruajtur këto shënime për pesë vite me radhë. Më pas, vendosa t’i mbledh të gjitha dhe t’i kthej në një libër. Kështu lindi “Ditari im”, libri im i parë, i cili tregon rrugëtimin tim.

Si u ndjeve kur libri yt u botua për herë të parë?

Ndjehem shumë i lumtur dhe krenar për veten time, sepse pas shumë mundi dhe përkushtimi, arrita ta botoj librin tim. Ëndrra ime u bë realitet! Jam edhe më i lumtur sepse kam arritur t’i bëj krenar prindërit e mi dhe të tregoj që kur beson te vetja dhe punon, çdo gjë është e mundur.

Çfarë përfaqëson për ty libri “Ditari im”? 

Për mua, ky libër do të thotë shumë. Është si një zemër që flet në çdo faqe, sepse ‘Ditari im’ është historia ime e vërtetë.

A ke pasur ndonjë përvojë ose mbështetje të veçantë që të ndihmoi gjatë procesit të shkrimit? 

Po, kam pasur një përvojë shumë të veçantë që më ndihmoi të shkruaj këtë libër. Familja ime më ka mbështetur gjithmonë, duke më inkurajuar dhe duke më dhënë dashuri. Ata më ndihmuan të jem i guximshëm dhe të ndaj historitë e mia, dhe kjo më bëri të ndihem më i fortë për të shkruar librin ‘Ditari im’.

Çfarë do t’u thoshe fëmijëve të tjerë që kanë ëndrra si ti?

Mos mendoni që jeni të vegjël për të bërë diçka të madhe. Bëjeni mirë dhe me zemër, dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Cilat janë planet e tua për të ardhmen në lidhje me shkrimin? A planifikon të shkruash libra të tjerë?

Planet e mia për të ardhmen me shkrimin janë që të vazhdoj të shkruaj dhe të mësoj çdo ditë më shumë. Dua të krijoj libra të tjerë që tregojnë histori interesante dhe të ndihmoj të tjerët përmes fjalëve të mia. Shpresoj që shkrimi të bëhet pjesë e jetës sime dhe të më sjellë shumë gëzim dhe sukses.

 

Cilët autorë kanë ndikuar më shumë te ju për që të filloni të shkruani libra?

Unë kam lexuar shumë libra. Kur kam qenë më i vogël, kam filluar me libra si Shkolla e pyllit dhe Mes bankash. Pastaj kam lexuar edhe autorë të njohur shqiptarë si Naim Frashëri, Sami Frashëri dhe Bedri Dedja. Këta autorë më kanë ndikuar shumë, sepse tregimet e tyre kanë mesazhe të forta dhe janë të shkruara me shumë dashuri për gjuhën shqipe. Duke lexuar këta libra, më lindi edhe dëshira për të shkruar vetë. Sa më shumë lexoja, aq më shumë doja të tregoj edhe unë historitë e mia. Kështu fillova ta shkruaj ‘Ditarin tim.

Cili është mesazhi juaj për fëmijët që do të lexojnë këtë intervistë? 

Po, kam një mesazh për të gjithë fëmijët: Lexoni sa më shumë! Gjatë leximit njeriu frymëzohet, mëson dhe e hap mendjen. Ashtu siç ndodhi me mua.

Çfarë mesazhi mendon se do të marrin lexuesit, sidomos fëmijët, nga libri yt? 

Mendoj se ky libër do t’i ndihmojë fëmijët të gjejnë veten, sepse tregon për ndjenja dhe përvoja që të gjithë i kalojmë: dashuri, lumturi, frikë dhe emocion.

Faleminderit shumë për intervistën. Ishte një mundësi e mirë për të folur për librin tim dhe për të ndarë historinë time me të tjerët.

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara