E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Intervistë ndryshe me deputeten Ariana Musliu-Shoshi: Flet për familjen, karrierën dhe ka një mesazh për gratë

- Advertisement1-

Intervistoi: Donat Maloku 

Është një grua model për shumë vajza të reja që duan të ndjekin karrierë të suksesshme.

- Advertisement -

Si deputete e Kuvendit të Kosovës  ju bën thirrje të gjitha grave që të arsimohen që të kenë një të ardhme më të mirë.

Fjala është për deputeten Ariana Musliu-Shoshi e cila në një intervistë për median “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) flet për familjen, karrierën e saj, për të drejtat e grave, por jo vetëm.

Kids of Kosova: Të gjithë ju njohin si politikane. A mund të na flisni pak për familjen tuaj?

Ariana Musliu-Shoshi: Jem me fat që kemi një shoqëri që tradicionalisht e çmon dhe kujdest për familjen. Për mua familja është e shenjtë dhe primare në jetën time. Përkrahjen e familjes e kam pas dhe e kam në çdo iniciative, si në shkollim brenda dhe  jashtë vendit, po ashtu edhe si nënë me një punë që ka kërkuar angazhimin tim maksimal. Edhe tani do të ishte e pamundur që unë të isha në politike, të ndjekë të gjitha aktivitetet karshi qytetarëve që më kanë dhënë besimin pa përkahjen e familjes. Pra në shoqerinë tonë për të qenë një grua e suksesshme në politikë dhe në punë është shumë e veshtirë të arrihet nëse nuk e ke familjen që të kupton dhe përkrahë.

Kids of Kosova: Para se të merreni me politikë, çfarë keni punuar? Si e kujtoni atë kohë?

Ariana Musliu-Shoshi: Para se të merrem me politikë isha udhëheqëse e Njësisë për Marredhenie Nderkombetare në Kuvendin e Republikës së Kosoves, pra në institucionin e njejt ku jam tani. Pra puna ime ka qenë diplomacia parlamentare, konkretisht marredheniet multilaterale dhe bilaterale të Kuvendit. Po ashtu nga kjo pozitë isha edhe koordinatore e Kuvendit të Kosoves në organizatat nderkombetare si, Asambleja Parlamentare e NATO-s, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Parlamenti Evropian si dhe ne Komitetin Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosove. Tani si deputete, prap kam bashkëpunim me koleget e mi në Kuvend të cilët me perkrahin me punën e tyre prefesionale dhe i falenderoj shumë.

- Advertisement -rrrrrrr

Kids of Kosova: Sa është sfiduese në Kosovë që një grua të krijoi një karrierë të suksesshme?

Ariana Musliu-Shoshi: Po, është shumë sfiduese. Sepse duke i marrë për bazë rrethanat nëpër të cilat kalon një grua në Kosovë mund të themi lirisht se ndërtimi i karrierës për një grua është shumë i vështirë. Përqëndrimi i të hyrave financiare ende vazhdon të qëndrojë te burrat – sot gratë kanë më pak kohë se burrat që të merren me cështjet e tjera jashtë obligimeve familjare se sa burrat. Një grua që merret me aktivitete të tjera që do të ndikonin në ndërtimin e karrierës së saj, do t’i kushtojë shumë kohë dhe në këtë mënyrë avancimi i saj do të vonojë. Të marrim një shembull, kur një grua lind një fëmijë, përkujdesja ndaj tij është e pabarabartë ndërmjet burrit dhe gruas. Unë kisha propozuar që një burrë të kujdeset njëjtë si një grua për fëmijën e tij, p.sh 6 muajt e parë nëna, gjastë të tjerat burri. Kjo do të mundësonte që një grua të mos e ndërprejë procesin mësimor apo të punës në jetën e saj.

Kids of Kosova: Çfarë këshilla ju sugjeroni grave?

Ariana Musliu-Shoshi: Nuk ka këshillë të vecantë, por ajo që dihet tashmë është që secila vajzë/grua në Kosovë nuk duhet të lëshojë rrugën e arsimimit të saj. Jo arsimim të mesëm, por universitar dhe më tutje. Një vajzë/grua me përgatitje superiore, është e gatshme t’i bëjë ballë më shumë sfidave gjatë jetës. Ajo do të kërkojë e të punësohet në punë më të mirë e të barabartë me të tjerët. Edhe në raport me gjininë tjetër duhet të jetë e barabartë, edhe në jetën e përditshme duke i treguar aftësitë e saj në raport me dijën dhe punën që do të mund ta bënte.

Kids of Kosova: Sa respektohen të drejtat e grave në Kosovë sipas jush? A duhet të bëjë shteti më shumë për to?

Ariana Musliu-Shoshi: Nga ajo që kam parë, vlerësoj se të drejtat e grave ende janë minimale, e në disa raste nuk ekzistojnë fare. Për këtë arsye, shteti i Kosovës do të duhej të ndërhynte në mënyrën e të bërit politikë që të drejat e grave të avancohen edhe më shumë. Sepse gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë dhe janë njerëz sikurse burrat.

Kids of Kosova: Për fund, cili është mesazhi juaj për të gjitha vajzat/gratë?

Ariana Musliu-Shoshi:  E kam përmendë më lartë, po e përsëris sërish, vetëm arsimimi i grave do t’i lartësojë dhe do t’i bëjë të pavarura. Një grua e arsimuar do të thotë një grua më vonë, më mirë e paguar, më e vlerësuar dhe më e respektuar. Nuk ka më të shenjtë se arsimimi. Për këtë arsye, unë do t’iu bëja thirrje që të kursejnë çdo gjë që ato të mësojnë dhe të studiojnë që ato të kenë jetë më të mirë. (Kids of Kosova)

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec: Puna jonë një mision fisnik, MASHT t’i thotë ‘PO’ kërkesave tona

Gazetona Online që merret ekskluzivisht me fushën e arsimit, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë...

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...