E enjte, 10 Tetor, 2024

INTERVISTË| Nazmi Pnishi, drejtor i shkollës në Damjan të Gjakovës: Këto janë sukseset dhe sfidat tona

- Advertisement1-

Autor: Albanian Kids Education


Shkolla “Pjetër Bogdani” në Damjan II të Gjakovës ka rreth 250 nxënës dhe 25 mësimdhënës. Kushtet për mësim në këtë shkollë janë të mira, por që ende mungojnë kabinetet.

- Advertisement -

Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net) ka zhvilluar një intervistë me drejtorin e kësaj shkolle, Nazmi Pnishi, i cili flet për gjendjen në shkollë, për sukseset e saj, poashtu flet për tema të tjera si ajo, nëse duhet të testohen mësimdhënësit dhe për çështjen e pagave.

Lexoni të plotë intervistën:

 Një CV e shkurtër e juaja?

Unë, Nazmi Pnishi, i lindur më 19.03.1989 në Demjan të Gjakovës, shkollën fillore e kam kryer në vendlindje, shkollën ku aktualisht punoj, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë. Studimet universitare i kam kryer në Fakultetin e Edukimit – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina.” Studimet Master të përfunduara në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” në drejtimin: menaxhimi i mjedisit.

Sa nxënës i ka shkolla juaj dhe sa mësimdhënës? A ka rënie të numrit të nxënësve?

Në SHFMU “Pjetër Bogdani” në Damjan II e vijojnë mësimin rreth 250 nxënës dhe shkolla përbëhet nga 25 mësimdhënës. Viteve të fundit vërehet një rënie e lehtë e numrit të nxënësve, sidoçoftë ky numri i mbetur është relativisht i kënaqshëm, duke shikuar rënjet drastike në numër në shumë shkolla në zonat rurale.

- Advertisement -rrrrrrr

Sa është e vështirë të jesh sot drejtor i një shkolle? Cilat janë sfidat?

Të qenit drejtor shkolle në ditët e sotme është më shumë sfidë sesa një priviliegj. Kjo sepse kushtet me të cilat ballafaqohemi janë sfiduese, duke pasur parasysh buxhetin e ulët të shkollës dhe kërkesat e nevojat e mëdha për zhvillimin e procesit mësimor në mënyrë të rregullt.

Nga koha kur jeni ardhë drejtor, çfarë ndryshime keni bërë që ja vlen t’i përmendni?

Ka tri vite e diç më shumë prej kur ushtroj poziten e drejtorit të ShFMU “Pjetër Bogdani” dhe pas një angazhimi të madh vërtetë është kryer punë e madhe. Tanimë janë rregulluar të gjitha nyjet sanitare, dyert e brendshme të shkollës, inventari me banka dhe karriga për shkollën, pajisja me kamera të sigurisë brenda dhe jashtë shkollës, investime në perde dhe renovimet në nxemjen qëndrore dhe pajisjen me mjete konkretizuese për procesin mësimor të shkollës.

Cilat janë problemet që ballafaqoheni si shkollë? Për çfarë keni nevojë më urgjente?

Problemet kryesore të shkollës tonë janë mungesa e kabineteve didaktike dhe digjitalizimi i shkollës.

Cilat janë sukseset e shkollës tuaj? Përmend disa nga to?

Suksese janë te shumta, por ato që vlejnë të permenden janë titulli i vendit të parë në garat e ping-pongut në nivel komunal dhe regjional, si dhe vendi i parë në garat komunale në lojen e volejbollit.

Kemi marrë mirënjohje nga Drejtoria e Arsimit për ruajtjen e ambientit.

A duhet të ndodhë testimi i mësimdhënësve apo jo? Nëse po pse, dhe nëse jo, pse?

Mendoj se testimi i mësimdhënësve nuk duhet të ndodhë pasiqë të gjithë janë të kualifikuar me diplomë universitare dhe kjo nënkupton që janë të testuar nga profesorët universitar. Ndërsa nëse diskutohet vlerësimi i performancës jam për këtë lloj vlerësimi sepse nga ana metodologjike ka nevojë për përmirësime të vazhdueshme nëpërmjet trajnimeve adekuate të licencuara nga MASHT.

Dhe një pyetje për pagat. Sa duhet të ketë pagën një mësimdhënës në Kosovë që të ketë një jetë të dinjitetshme?

Paga e tanishme nuk i permbushë as për së afërmi kërkesat e një jete normale të cilën jemi duke e zhvilluar. Gjithashtu jam i pakënaqur me draft ligjin për paga, i cili është publikuar së fundmi, sepse përsëri stafi arsimor nuk merr vendin e merituar përnga vlera e koeficientëve. Gabimi më i madh në këtë draft ligj mendoj se qëndron te koficienti i ulët i drejtorit të shkolles, pasiqë dihet përgjegjësia, puna dhe angazhimi i madh që kryen një drejtor i ndërgjegjshëm shkolle. /Albanian Kids Education /

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nobelin për Letërsi e fiton autorja Han Kang nga Koreja e Jugut

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2024 i është dhënë autores koreano-jugore Han Kang...

Rreth 20 nxënëse u vetlënduan në Gjakovë me lojë të ‘Tik Tokut’, Policia mban mbledhje me prind të shkollës “Zekeria Rexha”

Komuna e Gjakovës së fundmi është tronditur nga një situatë e vetëlëndimit të nxënëseve...

MË NË FUND: Ekzekutohen pagat për mësimdhënësit e komunës së Vitisë

Pas nëntë dite pritjeje, punonjësit arsimor të komunës së Vitisë, sot pritet ti marrin...

Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës letër Kurtit e Nagavcit, për Kontratën Kolektive 

Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës me seli në Bruksel, ka përgëzuar  SBASHK-un...